Gjashtë ushqimet që i bëjnë mirë lëkurës

  • 19 June 2019 - 08:42
Gjashtë ushqimet që i bëjnë mirë lëkurës

Adëshironi të keni një lëkurë që duket më e re? Nëse po, atëherë konsumoni më tepër këto ushqime, të cilat janë të pasura me antioksidues. Studimet e ndryshme kanë treguar që këto ushqime përmbajnë minerale dhe vitamina të cilat mbrojnë lëkurën nga rrezatimi i diellit, si dhe përshpejtojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Më poshtë kemi renditur gjashtë ushqime, përbërësit e të cilëve do të bëjnë që të keni një lëkurë më të re

SPECAT E KUQ

Specat e kuq janë shumë të pasur me vitaminë C, ndërsa studimet e bëra në Amerikë kanë treguar që të gjitha femrat të cilat konsumojnë ushqime të pasura me vitaminë C, kanë më pak rrudha në lëkurë. Andaj, mos hezitoni t’i konsumoni këto perime të mrekullueshme.

BORONICAT

Radikalët e lirë dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe zvogëlojnë sasinë e kolagjenit, duke bërë kështu që lëkurë të jetë më e rrudhur. Për të shmangur krijimin e radikalëve të lirë, është shumë e rëndësishme të konsumoni boronica për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve që ato përmbajnë.

PESHKU SALMON

Ashtu siç e kemi thënë shumë shpesh, salmoni është shumë i pasur me acidet yndyrore omega 3. Ky përbërës bën që lëkura të jetë më e butë dhe më e lëmuar. Peshku salmon gjithashtu ndikon në zvogëlimin e pezmatimeve të lëkurës dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve kronike të lëkurës.

AVOKADO

Avokado përmban sasi të madhe të vitaminës E. Vitamina E, përveçqë ju ndihmon nëse keni lëkurë të thatë, studimet tregojnë që avokado gjithashtu ndikon në zvogëlimin e numrit të radikalëve të lirë, si dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultravioletë.

QEPËT

Qepët, përveçqë i shtojnë shije ushqimeve, janë shumë të pasura me antioksidues të cilët mbrojnë lëkurën nga rrudhat e parakohshme. Studimet tregojnë që qepët ju ndihmojnë të mbroheni edhe nga rrezet e dëmshme ultravioletë, andaj, shtoni sa më shumë qepë në supat dhe ushqimet tjera.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten, e cila stimulon prodhimin e vitaminës A. Një gjë që i bën patatet e ëmbla të jenë edhe më të përshtatshme është që ato mund të konsumohen gjatë gjithë vitit.

(Kosova Sot Online)