Dy maska të thjeshta për fytyrë dhe trup

  • 19 June 2019 - 14:14
Dy maska të thjeshta për fytyrë dhe trup

Ditëve me diell lëkura ka nevojë për një kujdes shtesë, jua sjellim dy receta të maskave kozmetike, që mund t'i përgatitni edhe në shtëpi.

Maskë për fytyrë që përmban kungull 

Nevojiten: 2 lugë pure kungulli, 1/2 luge mjaltë, 1/2 lugë qumësht, ¼ lugë kanellë 
Përgatitja: Përzieni përbërësit dhe përfitojeni një pastë, të cilën e vendosni në fytyrën e pastër. Mbajeni atë 15-20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë.

Piling për trup me rozmarinë dhe limon 

Nevojiten: 2 lugë të rozmarinës së shtypur, 1/4 të filxhani kripë, ¼ të filxhanit me vaj të kokosit, një lugë lëng limoni dhe një 
lugë mjaltë. 

Përgatitja:

 Përzieni të gjithë përbërësit dhe bëni piling të trupit. 

(Kosova Sot Online)