10 mënyra si t’ju duken sytë dhjetë vjet më të rinj

  • 19 qershor 2019 - 15:09
10 mënyra si t’ju duken sytë dhjetë vjet më të rinj

Sytë nuk janë vetëm pasqyrë e shpirtit, ata mund të jenë edhe treguesit e parë të plakjes. Kthejeni kohën mbrapa me anë të këtyre propozimeve të thjeshta.

Konsumoni më shumë hekur!

Mungesa e hekurit mund të jetë njëri ndër fajtorët kryesorë të shkaktimit të qeskave dhe rrathëve të zi nën sy. Eliminoni duke konsumuar më shpesh gjësende ushqimore që përmbajnë hekur: fasule, spinaq, çokollatë të zezë, etj.

Përdoreni bazën e grimit!

Kur e veni grimin direkt në kapakë të syve, atëherë ajo hyn në poret e imëta, të cilat më pas bëhen të dukshme. Baza kozmetike i mbush ato “vrima”, e më pas sytë tuaj, pas vendosjes së grimit, do të duken shumë më të bukur dhe më të rinj.

Mos e teproni me shkuljen e vetullave

Kur ta kaloni moshën 40-vjeçare, shkulja e tepërt e vetullave ju bën që të dukeni më e vjetër sesa që jeni në të vërtetë.

Hidratimi

Hidratimi ka rëndësi esenciale për pamjen rinore të syve. Lëkura e thatë mund të çojë deri te krijimi i çarjeve, rrudhave dhe ënjtjeve nën sy. Nëse keni problem me ënjtje, atëherë mundohuni që atë problem ta zgjidhni me anë të balsamit për sy, me bazë të kumakut. Nëse doni t’i maskoni rrudhat e imëta, atëherë përdorni kremin e natës, i cili përmban retinol. Pa marrë parasysh se për cilin produkt do të përcaktoheni, me rëndësi është që ai të përmbajë vitaminë E dhe faktorin mbrojtës nga rrezet e diellit.

Zvogëlojeni konsumimin e kripës!

Konsumimi i sasive të tepërta të kripës mund të çojë deri te mbajtja e ujit në organizëm, gjë që mund të pasqyrohet edhe te sytë tuaj. Për ta penguar ënjtjen, mos merrni më shumë se 2.300 mg ose një lugë të vogël kripe në ditë.

Patatet kundër ënjtjes

Patatet përmbajnë veti antiinflamatore, të cilat largojnë ënjtjen e syve. Preni patatet në rrathë dhe, në mëngjes, qitni mbi sy, duke i lënë që të qëndrojnë dhjetë minuta, me qëllim të zvogëlimit të ënjtjes dhe rrathëve të zi nën sy.

 

Ndërrojeni ‘ajlajnerin’

Një numër i madh i femrave përdorin “ajlajner” të zi si në qerpikët e epërm, po ashtu edhe në qerpikët e poshtëm, me çka vetëm sa theksojnë rrudhat e imëta rreth syve. Për një pamje rinore, ngjyrën e errët përdoreni vetëm mbi qerpikët e epërm. Poshtë vendosni ndonjë nuancë më të çelët.

Hani lakër Brukseli

Mbrojeni shikimin tuaj dhe pengoni paraqitjen e kataraktit duke konsumuar lakër Brukseli dhe vaj ulliri. Kjo dyshe dinamike është kombinim perfekt i cili pengon plakjen. Luteina, përbërësi ushqimor që gjendet te lakra e Brukselit, e zvogëlon rrezikun e paraqitjes së kataraktit dhe degjenerimit makular të pleqërisë. Yndyrat e shëndetshme nga vaji i ullirit ndihmojnë absorbimin e materieve të përmendura ushqyese.

Relaksohuni me çaj të gjelbër

Largoni qeskat nën sy me anë të çajit të gjelbër! Qeskat e ftohura të çajit jeshil mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Ato tkurrin enët e gjakut dhe zvogëlojnë ënjtjen. Përpos kësaj, kafeina ndihmon edhe vetvetiu në largimin e ënjtjes.

Korrektori

Mos harxhoni para duke blerë të ashtuquajturit produkte mrekullibërëse kundër rrathëve të zi rreth syve. Më së miri është që ata t’i mbuloni me korrektor. Përcaktohuni për një korrektor kremoz me tone të verdha, meqë ata janë efikas në largimin e nuancave ngjyrë vjollcë.

(Kosova Sot Online)