Serumi vajor kundër rudhave

  • 19 June 2019 - 18:06
Serumi vajor kundër rudhave

Qysh pas moshës 25- vjeçare një numër i madh i femrave fillon të vërejë rrudha dhe fillon luftën kundër tyre. Dihet se beteja nuk është e lehtë dhe nganjëherë duket se kremrat, ilaçet e masazhet nuk janë të mjaftueshme për t'i parandaluar ato. Nganjëherë më së miri është që zgjedhjen ta kërkojmë në natyrë. Po, ekzistojnë kremra efikase kundër rrudhave, e aty janë edhe mezoterapia dhe botoksi, por askush nuk dëshiron që ta shpenzojë një shumë të madhe të parave për t'i trajtuar rrudhat, veçanërisht kur nuk janë edhe aq shumë të dukshme. Për këtë arsye ia vlen që të provohet zgjedhja që e ofron mjekësia popullore. Jua sjellim një recetë të dëshmuar për serum shtëpiak kundër rrudhave që ka vetëm dy përbërës.

PËRGATITJA:

Në 50 mililitra vaji të pastër të ullirit e shtoni vajin e pesë kapsulave me vitaminë E. I përzini mirë, e më pas përzierjen e qitni në një copë pambuku. Pambukun e qitni në zonën rreth syve dhe e mbani për 10 minuta. Pas kësaj, pjesës së njëjtë i bëni masazh të lehtë për 2-3 minuta. Më së miri është që ta lini tepricën e serumit që të absorbohet gjatë natës, por nëse duhet që ta hiqni atëherë bëjeni këtë lehtë me një facoletë letre. Këtë serum duhet ta aplikoni për çdo natë në sasi të vogël dhe rezultatet do të jenë të dukshme pas një muaji. Për efektet fantastike të vajit të ullirit me siguri që tashmë keni lexuar.

Është burim i pasur me antioksidues që ngadalësojnë plakjen, ndërsa e nxitë hidratimin gjë që është shumë e mirë për flokë, lëkurë dhe thonj. Përveç aspektit të bukurisë, vaji i ullirit përdoret edhe në kuzhinë por edhe në industrinë farmaceutike. Ky vaj mesdhetar është edhe përbërës i shumë ilaçeve natyrale që përdoren kundër problemeve të ndryshme shëndetësore. Vitamina E është një nga antioksiduesit më të mirë në organizëm që lufton kundër radikaleve të lira që e shpejtojnë plakjen, por është e shkëlqyeshme edhe për trajtim të vragave, e për këtë arsye konsiderohet si vitaminë e rinisë dhe bukurisë. 

(Kosova Sot Online)