Maska ideale me vezë për flokët tuaj

  • 14 korrik 2019 - 17:32
Maska ideale me vezë për flokët tuaj

Vezët janë ushqim me proteina që e furnizojnë organizmin me yndyra të shëndetshme. Ato gjithashtu kanë vitamina të ndryshme si B5, B12, A, D, dhe E. Përmbajnë edhe selen, hekur, jod, acid folik dhe kolinë. 

SI E NDIHMOJNË VEZËT SHËNDETIN E FLOKËVE?

Falë proteinave dhe yndyrave të shëndetshme të pranishme në vezë, ato ndihmojnë duke e ushqyer lëkurën e kokës dhe rrënjët e flokëve, për të arritur një kokë me flokë më të shëndetshëm e me më shumë vëllim. Kjo gjë i bën flokët e rinj më të fortë, më të qëndrueshëm, më të shkëlqyer e më të butë, duke parandaluar thyerjen e hershme që i bën flokët të duken të dobët. Nëse brengoseni për shkak të idesë se flokët tuaj do të kenë aromë të çuditshme për shkak të vezës, kjo gjë nuk paraqet problem. E tundni vezën dhe me të i bëni masazh flokëve. Duhet ta lini të qëndrojë për 10-15 minuta në mënyrë që të veprojë. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë ose të vakët e pastaj i lani flokët si zakonisht. Vërejtje: e tërë veza përdoret për flokë normalë, vetëm të verdhët për flokë të tharë, dhe vetëm të bardhët për flokë të yndyrshëm. Vetëm të bardhët duhet të përdoret një herë në dy javë, ndërsa dy opsionet tjera një herë në muaj. Duhet ta dini se përdorimi më i shpeshtë e më i tepërt i sasive të vezëve nuk do t'ju sjellë rezultate më të mira, një gjë e tillë do të ketë efekt të kundërt dhe flokët tuaj do t'i vuajnë pasojat. Në vijim: jua sjellim tri maska të bazuara në vezë për probleme specifike të flokëve: 

1. MASKA PËR FLOKË TË THARË

Përbërësit: - 1 vezë; - Një lugë gjelle me vaj ulliri; - 2 lugë gjelle me majonezë. Përgatitja: Duhet ta tundni mirë vezën e më pas ia shtoni vajin e ullirit dhe majonezën dhe i përzini mirë. Aplikimi: Aplikojeni përzierjen në flokë dhe lëreni që të qëndrojë për së paku 20-30 minuta. E mënjanoni produktin me ujë, e më pas i lani flokët si zakonisht. 

2. MASKA PËR FLOKË TË NDËRLIDHUR

Përbërësit: - 2 dredhëza të mëdha; - 1 jogurt; - 1 lugë gjelle me mjaltë; - 1 të bardhë të vezës. Përgatitja: I shtypni dredhëzat në një enë e më pas i shtoni përbërësit tjerë dhe i përzini deri në momentin kur ta keni një masë të njëtrajtshme. Aplikimi: E aplikoni përzierjen në flokë dhe e lini që të qëndrojë gjysmë ore. E shpëlani me ujë të ngrohtë. Më pas mund t'i lani flokët ashtu si i lani normalisht. 

3. MASKA PËR FLOKË TË DOBËT E TË BRISHTË

Përbërësit: - 1 vezë; - 1 lugë gjelle me vaj ulliri; - 1 lugë gjelle me mjaltë. Përgatitja: E tundni mirë vezën e më pas ia shtoni përbërësit tjerë dhe i përzini mirë. Aplikimi: E aplikoni në lëkurë të kokës dhe i bëni masazh asaj. Lëreni që të qëndrojë për 30 minuta e pastaj i lani flokët me një shampon të butë. 


(Kosova Sot Online)