5 metoda natyrale për largimin e shenjave të rrezitjes

  • 10 July 2019 - 08:50
5 metoda natyrale për largimin e shenjave të rrezitjes

Tani kur i jemi afruar vjeshtës, gjërat e vetme që na i kujtojnë pushimet verore janë shenjat që mbesin nga rrezitja. Nëse dëshironi t’i eliminoni këto shenja nga lëkura juaj, nuk keni pse të kërkoni më larg se sa në kuzhinë

Lëngu i limonit

Limoni është i përkryer për largimin e shenjave të mbetura nga rrezitja, mirëpo është shumë e rëndësishme që ai të mos përdoret vetëm, pasi që mund të shkaktojë djegie në lëkurë. Përzieni një sasi të njëjtë të mjaltit dhe lëngut të limoni dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta në pjesën e lëkurës ku vërehen shenjat, para se të pastroheni.

Trangujt

Vitamina C, e cila gjendet në masë të madhe në tranguj, është e përkryer për lëkurën. E tëra që duhet të bëni është ta preni trangullin në pjesë të holla, ta shtrydhni dhe ta vendosni në lëkurë për 20 minuta.

Patatet

Ashtu siç ndihmon në shërimin e lëkurës së djegur, patatja mund të ndihmojë edhe në largimin e shenjave të mbetura nga rrezitja. Preni pataten në fletëza të holla dhe vendoseni nëpër hapësirat ku është e nevojshme, për ta lënë të qëndrojë rreth 15 minuta. 

Soda e bukës

Përzieni një filxhan sodë buke me një lugë sheqer dhe një gjysmë filxhani ujë. Mund ta përdorni këtë përzierje gjatë kohës kur jeni në dush.

Çaji i zi

Nëse shenjat e rrezitjes janë sikur të ishin të djegura, atëherë ky trik do t’iu ndihmojë shumë. Merrni një gotë me çaj të zi, të ftohtë, dhe vendoseni në një shishe spreji dhe më pas me të spërkatni pjesët e lëkurës të cilat kanë nevojë pasi që të keni dalë nga dushi. Çaji i zi jo vetëm që largon shenjat, mirëpo ndikon edhe në zbutjen e lëkurës.

(Kosova Sot Online)