Përdorimi i uthullës së mollës për bukurinë tuaj

  • 12 July 2019 - 17:47
Përdorimi i uthullës së mollës për bukurinë tuaj

Përkundër faktit që për një kohë të gjatë është besuar që uthulla e mollës mund të ndihmojë në humbjen e peshës, kjo teori nuk është edhe aq e qëndrueshme. Megjithatë, ajo është shumë e përdorshme për rutinën e bukurisë suaj. Ky përbërës i mrekullueshëm mund t'ju ndihmojë për parandalimin e shfaqjes së akneve dhe bën që llaku i thonjve të qëndrojë më gjatë. Mirëpo, këto nuk janë të gjitha, shikoni më poshtë për të kuptuar për çka mund të përdoret uthulla e mollës.

ZBUT LËKURËN

Hidhni 250 gramë uthull të mollës në një vaskë të mbushur me ujë të vakët dhe zhytuni në të për 15 minuta. Pasi që niveli i pH-së i uthullës së mollës është i ngjashëm me nivelin e pH-së së shtresës mbrojtëse të lëkurës sonë, kjo teknikë mund t'ju ndihmojë në arritjen e një balance. 

PËR SHKËLQIMIN E FLOKËVE

Përzini dy lugë uthull molle me 200 mililitra ujë dhe me përzierjen e fituar trajtoni flokët tuaj, pasi të keni dalë nga dushi. Acidet, të cilat gjenden në uthullën e mollës ju ndihmojnë në largimin e radikaleve dhe bëjnë që flokët tuaj të kenë më shumë shkëlqim. 

MINIMIZON PORET

Përzieni një lugë uthull të mollës me 400 mililitra ujë dhe në këtë tretësirë lageni pak pambuk, me të cilin më pastaj pastroni fytyrën tuaj. Acidet, të cilat gjenden në uthullën e mollës, do t'ju ndihmojnë në minimizimin e poreve dhe në stimulimin e qarkullimit të gjaku.

QETËSON LËKURËN E DJEGUR

Përzieni 100 mililitra uthull molle me 800 mililitra ujë. Lagni një leckë në përzierje dhe me të trajtoni lëkurën e djegur nga dielli. Uthulla e mollës ndihmon në stabilizimin e nivelit të pH-së në lëkurë dhe stimulon shëndoshjen më të shpejtë.

QETËSON IRRITIMET NGA ZHILETI

Zhytni një pjesë pambuku në uthull të mollës dhe me të trajtoni zonat, të cilat janë të irrituara nga zhileti. Nëse pjesët janë shumë të acaruara, atëherë mundohuni që fillimisht të aplikoni një shtresë të hollë mjaltë, para se ta largoni pas pesë minutave dhe ta trajtoni lëkurën me uthull molle. Vetitë anti-pezmatuese që ka uthulla ndikojnë në zbutjen e lëkurës dhe në daljen më të shpejtë të qimeve të brendshme.

SHËRON DËMTIMET E LËKURËS

Zhyteni mirë një copë të madhe pambuku në uthull të mollës dhe më pas mbështilleni me fashë dhe lëreni të qëndrojë për një orë, nëse plaga është më e madhe lëreni më gjatë. Vetitë anti-pezmatuese të uthullës së mollës ndikojnë në qetësimin e lëkurës dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

LARGON ERËN E KEQE TË KËMBËVE

Përzieni 200 mililitra uthull molle me 800 mililitra ujë në një legen. Futni këmbët në legen për 15 minuta, para se t'i hiqni dhe t'i terni. Uthulla e mollës ndikon në largimin e erës së keqe nga këmbët. 

(Kosova Sot Online)