Sekrete të vogla për një transformim të plotë

  • 15 korrik 2019 - 09:19
Sekrete të vogla për një transformim të plotë

Doni ta ndryshoni pamjen? Atëherë harroni informatat tronditëse, meqë mjaftojnë disa sekrete të vogla, të thjeshta dhe efikase

Rritni buzët!

Shkëlqyesi për vëllim dhe buzëkuqtë e ndritshëm, në kombinim me lapsin i cili pak tejkalon vijën e buzëve, do të bëjnë mrekulli! Buzët seksi do ta ndryshojnë pamjen e fytyrës tuaj, si dhe do të duken të lëmuara dhe të lëngshme. Shkëlqyesin vendoseni mbi buzëkuq, në një shtresë të trashë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndritni flokët!

Sa më të ndritshme që janë flokët, aq më shumë shkëlqen lëkura e fytyrës. Ky është një sekret i vogël, i cili ju bën që të dukeni më e re. Flokët e zinj vënë në pah vijat e fytyrës, por edhe rrudhat, derisa ato të çelëtat, i zbusin ato. Mjafton që flokët t’i ndritni për një ton. 

Theksoni mollëzat e faqeve!

Përdoreni bojëkuqin krem, në vend të atij pluhur, e faqet do të theksohen, duke dhënë një efekt efikas menjëherë. Me rëndësi është që buzëkuqin ta vendosni në pjesën e epërme të faqeve, dhe vetëm me gishta.

Zhvendoseni ndarjen e flokëve!

Njëra ndër metodat më të thjeshta dhe më efikase për ndryshimin e stilit të flokëve dhe pamjes, është zhvendosja e ndarjes së flokëve. Qitni flokët në njërën anë, bëjeni një ndarje zigzag, apo në mes. Nuk ka rëndësi për cilin variant përcaktoheni, por me rëndësi është që ai të jetë i ndryshëm nga ndarja e rëndomtë.

Lakoni qerpikët!

Vendosni maskarë me bollëk dhe vendoseni lakuesin e qerpikëve afër rrënjëve të qerpikëve të epërm, duke ushtruar më pas presion. Kjo do të bëjë që shikimi juaj të duket edhe më joshës.

(Kosova Sot Online)