Maskë me banane, pjeshkë dhe tërshërë

  • 21 July 2019 - 15:42
Maskë me banane, pjeshkë dhe tërshërë

Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, por edhe aroma e këndshme ka një efekt qetësues në sistemin tuaj nervor.

Sot do t’iu mësojmë përgatitjen e maskës që kombinon produkte tërësisht organike.

Përbërësit:

ë 1 pjeshkë,
ë gjysmë banane,
ë një lugë tërshëre e grirë.

Përgatitja:

Pastroni bananen, hidhni pjeshkën për pak minuta në ujë që është duke u valuar. Kjo do t’ju ndihmojë në heqjen e lëkurës së pjeshkës pa dëmtuar esencën e saj.

Priteni pjeshkën përgjysmë dhe hiqni farat. Merrni bananen bëjeni pure dhe përzieni me pjeshkën të cilën gjithashtu e bëni pure.

Hidhni miellin e tërshërës tek pjata dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një masë e dendur.

Nga prezenca e këtyre përbërësve do keni një efekt të zgjatur të lëkurës së bukur dhe të pastër.Vendosni maskën e përgatitur në fytyrë, e lini të qëndrojë 20 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të freskët. 

(Kosova Sot Online)