"Luftojini" rrudhat me këtë fshehtësi të thjeshtë

  • 22 July 2019 - 17:44

Secili që i lufton rrudhat e dukshme në fytyrë e di sa e vështirë është t'i mbulojë me ndihmën e grimit. Ekzistojnë shumë baza dhe kremra efikase për fytyrë që mund të ndihmojnë. Mirëpo, nëse nuk e keni ditur se mund t'i mbuloni, madje atë mund ta bëni me ndihmën e pudrës së lëngshme. Në pyetje është teknika e mirë. Nën kushtin se keni gjetur pudër të lëngshme që sipas cilësisë i përgjigjet ngjyrës së lëkurës tuaj, ju nevojitet edhe brushë për ta vendosur.

Hidhni pudrën në duar. Mbështetni brushën në duar në mënyrë që pudra të vihet në kontakt me majën e qimeve. Më pas, vendosni brushën në fytyrë, përkatësisht në pjesën përreth hundës (ku rrudhat janë më të theksuara). Me lëvizje të buta lëvizni me brushë nëpër fytyrë. Pra, shkoni nga mesi nga këndet e jashtme të fytyrës. Kur ta keni vendosur pudrën, nëse zona T e fytyrës është e yndyrshme, shtoni pak pudër për të hequr shkëlqimin.

Kështu rrudhat do t'i shihni më pak. Lëvizjet janë shumë të rëndësishme, kështu do të keni ten dhe lëkurë të butë. Kjo fshehtësi është shumë e shkëlqyeshme kur jeni për ngut, që të merreni me grimin e detajuar në fytyrë. 


(Kosova Sot Online)