5 Fshehtësi për zbutjen e qeskave dhe syve të ënjtur

  • 30 korrik 2019 - 08:26
5 Fshehtësi për zbutjen e qeskave dhe syve të ënjtur

Nëse sytë janë pasqyrë e zemrës, atëherë zemra e shumicës prej nesh është e ënjtur, e errët dhe e lodhur. Për fat, me disa prej këtyre këshillave, edhe zemra e tyre do të gjallërojë

KREMI PËR HEMORROIDE Modelet dhe aktoret këtë fshehtësi e dinë tash e një kohë të gjatë. Në fakt, kremi kundër hemorroideve shpejt shtrëngon sytë e ënjtur dhe zvogëlon rrudhat. Nëse aroma e kremit është tepër e fortë, përzieni me pak krem hidratues para vënies.

ÇAJI Çaji me kafeinë, i cili përmban taninë natyrale, është diuretik i butë, të cilin për një kohë të gjatë e kanë përdorur gjyshet tona, e sot edhe modelet, në mënyrë që t'i zvogëlojnë sytë e ënjtur. Dy qese të çajit i zhytni në ujë të ngrohtë, e më pas për disa minuta e ftohni në frigorifer dhe secilën qese të çajit e vendosni në sy dhe mbani për pesë minuta.

AVOKADO Shumë njerëzve lodhja u ndikon në formimin e qeskave në sy. Nëse nuk ia dilni të pushoni, qërojeni avokadon dhe e vendosni në sy ose provoni që t'i lyeni qeskat me kremin e përgatitur nga bademi i bluar dhe qumështi.

LUGËT PREJ METALI Merrni dy lugë dhe i mbani në ujin e ftohtë për disa minuta. Më pas pjesën e poshtme të lugës e vendosni nën sy dhe e mbani për 30 deri 60 sekonda. Të ftohtët e akullt nga luga do të gjallërojë sytë tuaj të lodhur dhe ju dhuron energji njëkohësisht.

TRANGUJT E FRESKËT Kur sytë janë të skuqur dhe të ënjtur, thjesht qëroni dy pjesë tranguj, me formë të rrumbullakët, shtrijuni dhe vendosini në sy, dhe i mbani rreth tridhjetë minuta. Pushoni pak, e kur të ngriheni, sytë do të jenë më të ndritshëm, ndërsa trupi më i freskët.

(Kosova Sot Online)