Receta për trajtim të flokëve

  • 03 August 2019 - 09:49
Receta për trajtim të flokëve

Trajtimi i flokëve është mënyra më e mirë për të parandaluar hollimin dhe dëmtimet e tjera të flokëve, duke siguruar një rritje optimale të tyre dhe duke parandaluar rënien e tyre. Nuk keni pse të frikësoheni nga produktet të cilët trajtojnë flokët tuaj, sepse ata nuk do të dëmtojnë fare buxhetin tuaj, pasi që mund të krijohen duke përdorur gjërat që keni në kuzhinë. Më poshtë mund t'i shihni disa nga trajtimet më të përshtatshme që stimulojnë shëndetin e flokëve tuaj

1. VAJI I KASTORIT 

Vaji kastor është shumë i rëndësishëm për trajtimin e flokëve, vetullave dhe qerpikëve tuaj. Nëse jeni duke u ballafaquar me probleme shumë serioze, si rënie të shpejtë të flokëve, atëherë mund ta përdorni vajin e kastorit si të vetëm, në të kundërtën, përzieni me pak vaj tjetër dhe bëjini masazh kokës para se të shkoni në gjumë. Receta: Vendosni disa pika të vajit të kastorit në kokën tuaj dhe filloni t'i bëni masazh kokës. Mbështilleni kokën me një peshqir apo diçka ët ngjashme dhe shkoni për të fjetur. Të nesërmen, pastrojeni kokën si zakonisht. Sa shpesh: Nëse përdorni vajin e kastorit vetë, pa e përzier me vajra të tjerë, duhet ta aplikoni një herë në javë, ndërsa, nëse e përzieni me vajra të tjerë, duhet ta aplikoni çdo ditë, ose çdo të dytën ditë, varësisht prej tipit të flokëve. 

2. UTHULLA

Ndonëse mund të tingëllojë shumë e çuditshme për shkak të përmbajtjes së lartë acidike, uthulla është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve tuaj. Uthulla është shumë e përshtatshme për balancimin e nivelit të PH-së dhe ndihmon në rritjen e shkëlqimit në flokë. Përzieni një pjesë uthull me dy pjesë ujë dhe përdorni këtë përzierje për të trajtuar flokët tuaj. Receta: Përzieni një pjesë uthull (preferohet uthulla e mollës) me dy pjesë ujë. Për të minimizuar aromën që mund të lirohet, shtoni disa pika vaj esencial. Këtë përzierje përdorni për trajtimin e flokëve pasi që të dilni nga dushi. Sa shpesh: Filloni me trajtimin e flokëve me uthull 1-2 herë në javë, ndërsa më vonë do të keni nevojë që të përdorni vetëm 1-2 herë në muaj duke shtuar shkëlqimin dhe rritjen e flokëve tuaj.

3. MASKA ME TË VERDHË TË VEZËS DHE VAJ ULLIRI

Të verdhtë e vezës është i pasur me acide yndyrore, andaj edhe bën që flokët tuaj të jenë më të butë, të kenë më shumë shkëlqim dhe si rrjedhojë të jenë më të shëndoshë. Përmbajtja e vitaminës A, D dhe E parandalon rënien e flokëve, ndërsa vitamina D stimulon rritjen e qimeve të reja në kokën tuaj. Edhe vaji i ullirit ndikon në forcimin e flokëve, duke qenë një përbërës shumë i përshtatshëm për flokët e thatë dhe të dëmtuar. 1. VAJI I KASTORIT Vaji kastor është shumë i rëndësishëm për trajtimin e flokëve, vetullave dhe qerpikëve tuaj. Nëse jeni duke u ballafaquar me probleme shumë serioze, si rënie të shpejtë të flokëve, atëherë mund ta përdorni vajin e kastorit si të vetëm, në të kundërtën, përzieni me pak vaj tjetër dhe bëjini masazh kokës para se të shkoni në gjumë. Receta: Vendosni disa pika të vajit të kastorit në kokën tuaj dhe filloni t'i bëni masazh kokës. Mbështilleni kokën me një peshqir apo diçka ët ngjashme dhe shkoni për të fjetur. Të nesërmen, pastrojeni kokën si zakonisht. Sa shpesh: Nëse përdorni vajin e kastorit vetë, pa e përzier me vajra të tjerë, duhet ta aplikoni një herë në javë, ndërsa, nëse e përzieni me vajra të tjerë, duhet ta aplikoni çdo ditë, ose çdo të dytën ditë, varësisht prej tipit të flokëve. 2. UTHULLA Ndonëse mund të tingëllojë shumë e çuditshme për shkak të përmbajtjes së lartë acidike, uthulla është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve tuaj. Uthulla është shumë e përshtatshme për balancimin e nivelit të PH-së dhe ndihmon në rritjen e shkëlqimit në flokë. Përzieni një pjesë uthull me dy pjesë ujë dhe përdorni këtë përzierje për të trajtuar flokët tuaj. Receta: Përzieni një pjesë uthull (preferohet uthulla e mollës) me dy pjesë ujë. Për të minimizuar aromën që mund të lirohet, shtoni disa pika vaj esencial. Këtë përzierje përdorni për trajtimin e flokëve pasi që të dilni nga dushi. Sa shpesh: Filloni me trajtimin e flokëve me uthull 1-2 herë në javë, ndërsa më vonë do të keni nevojë që të përdorni vetëm 1-2 herë në muaj duke shtuar shkëlqimin dhe rritjen e flokëve tuaj. Receta: Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe përzierjen e fituar e hidhni në një enë për ta përzier me 100 mililitra ujë. Trajtojeni lëkurën e kokës ngadalë, duke i bërë masazh dhe pasi që ta keni lënë për 15-20 minuta largojeni përzierjen nga koka. Sa shpesh: Ky trajtim ka efekt të kënaqshëm edhe nëse bëhet një, maksimumi dy herë në muaj.

4. GJETHET E ROZMARINËS

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Rozmarina ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar. Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t'ju ikë. Receta: Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët. Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë. Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi që të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.

5. BANANET

Bananet janë burim i kaliumit dhe vitaminës A, E dhe C, gjë që i bën ato të jenë zgjedhja e qëlluar për trajtim shtëpiak të flokëve. Të gjithë e dimë që flokët tanë kanë nevojë për këto vitamina, në mënyrë që të rriten si duhet dhe të jenë të shëndoshë. Në vend se të konsumoni bananet, të cilat janë ushqim me shumë kalori, shtypni ato dhe përdorini për t'i bërë masazh lëkurës së kokës. Pasi që të keni trajtuar flokët me banane të shtypur, aktivizojeni tharësen e flokëve për t'u ndihmuar flokëve që t'i absorbojnë më shpejt lëndët ushqyese. Receta: Merreni një banane të butë dhe shtypeni mirë para se ta vendosni në flokët tuaj. Pasi t'i keni trajtuar flokët tuaj me banane, mbështillni ato me qese apo me kapele. Pasi që ta mbani mbështjellësin e kokës për rreth 20 minuta, përdorni tharëse flokësh në mënyrë që ato të thithin bananen mjaftueshëm e pastaj futuni në dush për t'i pastruar flokët. Për më tepër, bananes së shtypur mund t'i shtoni pak vaj ulliri dhe vaj esencial.

6. VAJI I KOKOSIT DHE AVOKADO 

Vaji i kokosit dhe avokado, për shumë arsye, janë të mira për shëndetin e flokëve tuaj. Kjo përzierje ju ndihmon që të fitoni flokë më të shndritshëm, si dhe lufton zbokthin në të njëjtën kohë, derisa ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, të cilat mund t'ua dëmtojnë flokët aq sa ua dëmtojnë lëkurën. Receta: Nxeheni vajin e kokosit për rreth dhjetë sekonda, pastaj merrni një lugë gjelle dhe me të trajtoni flokët tuaj. Derisa ai bën efektin e vet, ju shtrydhni një avokado, shtrydheni mirë në mënyrë që të fitoni një përzierje sa më të shkriftë. Pasi që avokado të ketë mbërritur në formën e dëshiruar, trajtoni flokët tuaj me të. Shënim: Disa femra janë ankuar që e kanë pasur shumë të vështirë që të largojnë avokadon nga flokët e tyre, andaj mundohuni që përzierja të jetë sa më e shkriftë. Sa shpesh: Nëse dëshironi të përfitoni rezultate maksimale, aplikojeni këtë përzierje një herë në javë.

7. VEZË ME JOGURT

Po pra, vezët janë ilaç për shëndetin e flokëve! Në fakt, kjo përzierje është shumë e lehtë për t'u fituar, pasi që keni nevojë për vetëm një vezë, 50 mililitra jogurt dhe 50 mililitra majonezë. Një trajtim i tillë për flokët i ndihmon flokët e dëmtuar të rigjenerohen si dhe stimulon rritjen e qimeve të reja në kokë.

Receta: Filloni me tundjen e vezës derisa të krijohet masa homogjene, pastaj i shtoni edhe jogurtin dhe majonezën, për të vazhduar me përzierje. Masazhoni kokën tuaj, derisa çdo cep i flokëve të trajtohet me këtë përzierje. Pasi që të keni përfunduar me trajtimin, përdorni ujë të vaktë për të larguar përzierjen nga koka.

(Kosova Sot Online)