Disa shprehi që janë duke e shkatërruar shëndetin dhe bukurinë e femrave

  • 09 gusht 2019 - 08:10
Disa shprehi që janë duke e shkatërruar shëndetin dhe bukurinë e femrave

Çdo ditë ne i bëjmë disa gabime dhe nuk jemi gjendje të kuptojmë që sa të dëmshme mund të jenë për shëndetin tonë.

Në këtë artikull mund të gjeni disa shprehi që çdo grua i bënë çdo ditë. Shprehi të këqija që ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e tyre.

Ngjyrosja e shpeshtë e thonjve

Nëse nuk mund të kaloni asnjë ditë pa i ngjyrosur thonjtë, shanset që të dini problemet e kësaj janë të vogla. Ngjyrosja e thonjve, sidomos prej ngjyrave të lira dëmtojnë rëndë thonjtë e juaj, duke ju lënë me një ngjyrë të verdhë në thonj. Si dhe probleme tjera shëndetësore, për shkak përmbajtjes së kemikateve helmuese, raporton “Bright Side”.

Përdorimi i peshqirëve për tharjen e fytyrës

Është normale të përdorni peshqir për tharje, por kjo mënyrë funksionon kundër bukurisë suaj.  Mirëpo, peshqiri është i mbushur me bakterie dhe mikrobe. Sa herë që përdorni peshqir për fytyrë, rreziku për të për të përfunduar me akne është i madh.

Përdorimi i brushave të ‘papastërta’ të grimit

Pastrimi i brushave të grimit nuk është një prioritet i juaj, por duke përdorur brusha të papastërta, ju jeni duke ri aplikuar bakterie në fytyrën tuaj, përveç që mund të përfundoni me akne, e keqja e kësaj është që mund të ju sjelle dhe infeksione të ndryshme.

Ngrënia e ushqimeve më shumë kripë

Ne jemi mësuar me ushqime që përmbajnë shumë kripe, dhe madje as nuk mundohemi të kontorollojmë marrjen e tyre. Kripa mund të jetë edhe në ato produkte që nuk e mendojmë.

Ulja e kripës ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Dhe hulumtuesit thonë se gratë me shypje të ulët të gjakut kanë më pak lëkurë të butë.

Ulja në këmbë të kryqëzuar

Edhe pse ulja në këtë pozitë mund të jetë e rehatshme, është duke dëmtuar qarkullimin e gjakut në këmbë.

Të flini me flokë të lidhura

Zonjat me flokë të gjata e dinë se sa rehat ndjehen kur lidhin flokët në gjumë.

Por, fatkeqësisht të lidhni flokët kur flini dëmton flokët tuaj dhe mund të çoj në humbje të flokëve.

Të pastroheni me ujë të nxehtë

Të gjithë e duam një pastrim me ujë të nxehtë, sidomos pas një ditë të lodhshme. Të pastroheni një herë në javë me ujë të nxehtë është normale, por siguroheni që nuk e bëni shprehi. Uji i nxehtë e bënë lëkurën dhe flokët e juaja të thata.

(Kosova Sot Online)