Fshehtësia e saj gjendet në katër ushqime

  • 11 gusht 2019 - 16:28
Fshehtësia e saj gjendet në katër ushqime

Linjat e përsosura të aktores 47 vjeçe secilin e lënë gojëhapur. Pos se njihet për faktin se ushtron shumë, ajo thekson edhe ndikimin e ushqimit të shëndetshëm. Aniston ka zbuluar se janë katër ushqime që gjenden gjithmonë në frigoriferin e saj. "Gjithmonë kam artiçokun. I fus në mustardë. Kjo është shujtë e hatashme. Po ashtu posedoj edhe selino dhe tranguj. Këto janë ushqimet që i dua", thotë Jennifer Aniston. Sallata e cila është meritore për dukjen e bukur të aktores:

PËRBËRËSIT: - ½ e gotës kuinoa, - 2 gota ujë, - 1 grusht majdanoz, - 2 tranguj, - 2 domate, - 1 avokado, - 3 lugë vaj ulliri, - 3 lugë lëng limoni, - kripë dhe piper sipas dëshirës.

PËRGATITJA: Vlojeni ujin, e kriposeni pak dhe shtoni kuinoan. E mbuloni, e zini për 20 - 30 minuta, e kulloni dhe e lini të ftohet. Preni trangujt, domatet, avokadon dhe majdanozin. Ia shtoni kuinosë dhe erëzoni.  


(Kosova Sot Online)