Cilat janë metodat më të mira të depilimit për çdo pjesë të trupit

  • 12 August 2019 - 11:54
Cilat janë metodat më të mira të depilimit për çdo pjesë të trupit

Një metodë depilimi nuk është e përshtatshme për çdo pjesë të trupit, ndaj çdo femër duhet të dijë s'i të eleminojë qimet e këmbëve, krahëve, zonës së bikinit apo dhe të fytyrës. Ekzistojnë shumë mjete dhe produkte kozmetike që premtojnë një lëkurë të butë pa qime, por këto të fundit varen jo vetëm nga tipi i lëkurës por dhe nga zona ku aplikohet kremi i rrojes, xheli, dylli, strisha, brisku apo makina depilatore. Më poshtë Living do të ndajë me ju këshilla mjaft të vlefshme për çdo femër pse jo dhe meshkuj. Zbuloni cila metodë depilimi është më e përshtatshme për trupin tuaj.

Bikini: Mënyra më e mirë është prerja e qimeve, pra jo depilimi me rrënjë që realizohet përmes metodave të dhimbshme si depilimi me dyll. Femrat duhet t'i heqin qimet në këtë zonë me brisk apo një makinë prerëse pasi kështu reduktohet dhe numri i qimeve të rritura nën lëkurë. 
Sqetullat: Ashtu si lëkura e zonës intime dhe ajo nën krahë është shumë e hollë dhe e ndjeshme. Këtu ndodhen gjendrat dhe nyjet limfatike ndaj nuk duhet të rrezikoni të përdorni metoda të dhimbshme. Dermatologët janë të mendimit se në këtë zonë duhet të përdorni vetëm brisk. Sigurohuni që lëkurën ta hidratoni mirë si para dhe pas depilimit. 

Këmbët: Këmbët nuk fshehin asnjë sekret. Lëkura e kësaj zone është e prekur nga dielli, nuk është tejet delikate dhe është në dorën tuaj të zgjidhni cilën metodë preferoni. E rëndësishme është që pastrimi i qimeve , heqja e tyre duhet të bëhet në drejtimin e rritjes dhe nëse qimet ju rriten nën lëkurë zbuloni duke klikuar në këtë link si të shpëtoni prej tyre. 

Buza e sipërme: Në këtë pjesë është gjithnjë mirë të përdorni metoda natyrale. Klikoni këty për të lexuar maskën natyrale që do të eleminojë pa dhimbje qimet në pjesën e sipërme të buzës.

(Kosova Sot Online)