5 shenja se hormonet tuaja kanë dalë prej binarëve

  • 17 August 2019 - 08:36
5 shenja se hormonet tuaja kanë dalë prej binarëve

Nëse në javët e fundit jeni ndier të lodhur, keni pasur të fryra në stomak apo jeni ndier çuditshëm, janë simptoma se diç me trupin tuaj nuk është në rregull. Në vijim ju paraqesim pesë arsye pse mund të ndiheni ashtu dhe ndoshta ka ardhur momenti kur duhet ta vizitoni mjekun.

LODHJA Lodhja apo simptomat se ndiheni të plogësht janë arsye pse ta vizitoni mjekun. "Nëse ndiheni të lodhur pas një jave kur keni pasur provimet përfundimtare apo keni punuar deri natën vonë, atëherë jeni mirë", thotë dr. Dweck. "Por, nëse në mënyrë të vazhdueshme ndiheni të lodhur, keni vërejtur se po humbni në peshë, nuk keni oreks, atëherë kjo është shenjë se gjëndrat tuaja tiroide nuk janë sa duhet aktive".

NDRYSHIMET NË LËKURË Po çaheni-përsëri. Përderisa këto njolla mund të shkaktohen si pasojë që për disa net nuk e keni pastruar fytyrën, ato mund të jenë një indikacion edhe për diçka tjetër. "Aknet te të rriturit në pjesën e fytyrës sugjerojnë se vuani nga sasia e lartë e testosteroneve", thotë dr. Dweck. Megjithëse nuk është një problem kërcënues, po ashtu kjo do të thotë se mund të keni telashe me psikën. Për fat, mjeku mund t'ju përshkruajë ilaçe që stabilizojnë nivelin tuaj të hormoneve dhe ta pastroni lëkurës.

RRITJA E QIMEVE "Nëse krejt papritur vëreni rritje të shpejtë të mjekrës, apo se qimet e errëta po ju shtohen në gjoks, në duar, ky mund të jetë një indikacion se vuani nga niveli i lartë i testosteroneve - nxitësit e tumoreve" shpjegon dr. Dweck. Por, mos u tmerroni: Tumoret janë të rralla dhe mund të trajtohen me ilaçe apo ndërhyrje kirurgjikale.

PERIUDHAT KUR NDIHENI ÇUDITSHËM Ngjashëm sikurse lodhja, një cikël i turbulluar menstrual mund të shkaktohet nga shumë faktorë, përfshirë këtu edhe stresin, gjëndrat tiroide, nivelin e ulët të estrogjenit apo sindromën policistike. "Shenjat dalluese të sindromës policistike janë të pranishme në rastet kur me vështirësi humbni peshë apo me rritje të çuditshme të qimeve", thotë dr. Dweck. Në përgjithësi kjo sindromë menaxhohet përmes dietës, ushtrimeve dhe pilulat që kontrollojnë shtatzëninë.

DJERSITJET GJATË NATËS Nëse dhoma juaj është tepër e ngrohtë, nëse zgjoheni duke u ndier tepër e nxehtë dhe e djersitur, do të thotë se kjo mund të jetë rezultat i mungesës së estrogjenit. "Perimenopauza mund të shfaqet 10 vjet para se ta arrini moshën e menopauzës", thotë dr. Dweck, "kështu që nëse nuk keni cikle të mëdha të menstruacioneve para moshës 40 vjeçe, ka gjasa që kjo djersitje të jetë menopauza juaj".

(Kosova Sot Online)