Jetësoni recetat për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve

  • 18 August 2019 - 08:31
Jetësoni recetat për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve

Në vijim ju sjellim disa ide për kujdes ndaj lëkurës, flokëve dhe fytyrës, kujdes ky për të cilin do të shpenzoni vetëm pak pasuri

PILINGU ME MJALTË Për lëkurë të pastër të trupit dhe të butë njëkohësisht përgatisni pilingun prej mjaltit. Përzieni dy lugë të kripës së detit me katër lugë mjaltë, lyejeni trupin e më pas shpëlajeni. 

MASKË PREJ JOGURTI Në mënyrë që lëkura juaj të ketë më shumë lagështi përgatisni një maskë prej jogurti dhe trangulli. Jogurtin në shtresë të hollë e vendosni në fytyrë, e sipër tij vendosni pjesë të prera të trangullit, duke I lënë ashtu të qëndrojnë për 20 minuta në fytyrën tuaj.

VAJ ULLIRI PËR QAFË MË TË BUTË Për një përzierje si kjo ju nevojiten tri lugë vaj ulliri të ngrohtë dhe pak mjaltë. E vendosni në qafë dhe e shpërndani me një peshqir prej pambuku apo edhe me dorë. E lini të qëndrojë për 20 minuta, për ta shpëlarë më pas me ujë të vakët. 

PËRZIERJA NGA AVOKADO DHE VEZËT Gjallëroni majat e thata dhe të thyera si dhe kthejani flokëve shkëlqimin me maskën e përgatitur nga avokadot dhe vezët. Përzieni avokadon e qëruar me dy të kuqtë e vezës dhe e vendosni në kokë. Pas 20 minutave flokët i shpëlani mirë.

 

(Kosova Sot Online)