Gjashtë trendët e bukurisë që do të jenë gjithmonë në modë

  • 18 August 2019 - 15:22
Gjashtë trendët e bukurisë që do të jenë gjithmonë në modë

Ditët e sotme trendët ndryshojnë shumë shpesh, saqë është shumë e vështirë që dikush t'i përcjellë gjithmonë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t'i dini trendët e bukurisë në të cilët mund të mbështeteni gjithmonë. Disa prej këtyre trendëve mund t'i shihni të renditur më poshtë.

1. BUZËT E KUQE

Ekziston një arsye pse buzët e kuqe janë gjithmonë në modë! Buzët e kuqe janë shumë të sofistikuara dhe si rrjedhojë janë pjesa e grimit që më së shumti i identifikon femrat. Kur një femër përdor buzëkuq me ngjyrë të kuqe, ajo ndihet aq e fuqishme saqë mendon se mund ta pushtojë botën!  

2. GRIMI I SYVE 'SMOKEY'

Grimi i syve 'smokey' është shumë i rëndësishëm, pasi që, përveçse bën që sytë tuaj të duken për mrekulli, ky lloj grimi tërheq vëmendjen te sytë tuaj.

3. VETULLAT E TRASHA

Yjet si Cara Delevingne, Sophia Bush, Lucy Hale dhe Lily Collins, e kanë dëshmuar me dhjetëra herë që nuk është e thënë të kesh vetulla të holla për t'u dukur bukur, madje, vetullat e trasha, mirëpo të definuara, janë shumë tërheqëse.

4. 'EYELINER'-I I ZGJATUR

Zgjatja e 'eyeliner'-it në skajet e syve bën që sytë tuaj të duken më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë, duke ua mundësuar juve që të shkëlqeni. Ky është një trend që ka ardhur para disa vjetësh, mirëpo që prej atëherë ka mbetur pjesë e rëndësishme e rutinës së grimit.

5. FLOKËT E VALËZUAR

Një tjetër trend që ka qëndruar tash e një kohë të gjatë, e siç duket do të mbetet në modë edhe për shumë kohë, janë flokët e valëzuar. Një stil i tillë flokësh bën që ju të fitoni një dukje shumë natyrale.

6. NDARJA E FLOKËVE ANASH

Ndarja e flokëve anash është një trend që ju ndihmon të jeni në qendër të vëmendjes dhe për më tepër ky është njëri ndër stilet e preferuara të flokëve në Hollivud. Yjet si Sienna Miller dhe Amanda Seyfried kanë shkëlqyer shumë shpesh me këtë stil flokësh. 

(Kosova Sot Online)