Shtatë përdorime të kafesë për rutinën e bukurisë suaj

  • 22 August 2019 - 15:22
Shtatë përdorime të kafesë për rutinën e bukurisë suaj

Pa marrë parasysh se në sa artikuj për kujdes të bukurisë mund të keni lexuar që përdorimi i kafesë mund t’ju sjellë dëme në shëndetin tuaj, prapëseprapë është shumë e vështirë të fillohet dita pa një filxhan kafe. Megjithatë, përveç shijes së mrekullueshme, kafeja mund të përdoret edhe në rutinën tuaj të bukurisë, ndërsa shtatë përdorimet që ne kemi renditur më poshtë janë vetëm disa nga dobitë, që mund t’i marrim nga kafeja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kafeja eliminon fryrjen e syve

Në një jetë me plot obligime profesionale dhe personale, shumica e njerëzve nuk arrijnë të flenë mjaftueshëm, duke përfunduar me sy të fryrë. Mirëpo, përveç ilaçeve të ndryshme tani duket se edhe kafeja mund të përdoret për shmangien e një fenomeni të tillë. Ruani fundin e kafesë suaj dhe lëreni të ftohet. Pasi që të jetë ftohur, vendoseni në pjesën nën sytë tuaj dhe në kapakët e syve, lëreni të qëndrojë për rreth njëzet minuta para se ta largoni me ujë të ftohtë.

Kafeja minimizon celulitin

Pa marrë parasysh se sa shumë ushtroni, celuliti është shumë vështirë për t’u larguar nga trupi juaj. Megjithatë, kafeja mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim. Vendosni kafe në pjesën ku vuani nga celuliti dhe bëjini masazh me kafe.

Trajtoni flokët me kafe për një aromë të mrekullueshme!

Bryce Gruber, një stilist flokësh, përzien dy lugë gjelle mbetje të kafesë me 200 mililitra zbutës flokësh dhe me përzierjen e fituar trajton flokët. Aroma që krijohet është e mrekullueshme.

Përdoreni kafenë si zbutës të lëkurës!

Kafeja është shumë e rëndësishme edhe për lëkurën e trupit, pasi që ju ndihmon në zbutjen e lëkurës. Për shkak të acidit kafeik, që gjendet në kafe, kafeja stimulon prodhimin e kolagjenit.

Kafeja zbardh lëkurën e fytyrës

Një filxhan kafe ju këndell në mëngjes, mirëpo kafeja mund të këndellë edhe fytyrën tuaj. Krijoni një përzierje me dy lugë gjelle të jogurtit organik dhe një lugë gjelle kafe të bluar, ndërsa përzierjen e fituar vendosni në fytyrë dhe lëreni të pushojë për pesëmbëdhjetë minuta. Kafeina, që gjendet në kafe, ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në fytyrë.

Kafeja për zbutjen e flokëve

Të gjithë kujdesen për zbutjen e lëkurës, mirëpo është shumë e rëndësishme të punohet edhe për zbutjen e flokëve. Kafeja e bluar luan një rol të madh në zbutjen e flokëve. Përdorni një të tretat e një filxhani të vogël të kafesë për t’i bërë masazh lëkurës së kokës për 60 sekonda, dhe do të fitoni rezultate të mrekullueshme.

Përmirësoni qarkullimin e gjakut!

Krijoni kube të kafesë paraprakisht dhe pasi ata të jenë ngurtësuar vendosni nëpër pjesë strategjike të lëkurës, si pjesa rreth syve, për t’i ndihmuar vetes në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. 

(Kosova Sot Online)