Këshillat që do t'ju ndihmojnë të bëheni më tërheqëse

  • 23 August 2019 - 11:38
Këshillat që do t'ju ndihmojnë të bëheni më tërheqëse

Kohët e fundit jeta është bërë aq dinamike saqë është mjaft vështirë të ndahet shumë kohë për kujdesin ndajë bukurisë. Në anën tjetër, askush nuk do të dëshironte të shpenzonte një mal me para për kujdesin ndaj bukurisë së tyre, nëse do të kishin mundësi të ndiqnin rrugë alternative, të cilat janë shumë më pak të kushtueshme dhe bëjnë që të dukeni sikur yjet e Hollivudit. Disa prej këtyre këshillave i kemi renditur më poshtë

1. ZËVENDËSOJENI NGJYRËN E KUQE ME ROZË! Buzëkuqi me ngjyrë të kuqe është njëri ndër trendët e bukurisë që ka qëndruar më së gjati në skenë, megjithatë ai bën që ju të bini shumë në sy. Stilistët e famshëm preferojnë që për përditshmëri, në vend të buzëkuqit me ngjyrë të kuqe, të përdoret buzëkuqi me ngjyrë rozë, bashkë me balsamin për shkëlqim.

2. THEKSONI SYTË! Natyrisht, askush nuk do të dëshironte ta tepronte me shkëlqim përreth syve, pasi që në këtë mënyrë do të dukej si palaço, megjithatë pak shkëlqim përreth syve bën që ju të dukeni për mrekulli, pasi që i thekson sytë tuaj.

3. PËRDORIMI I MASKARËS PËR SY MË TË MËDHENJ Aplikimi i maskarës në qerpikët e jashtëm bën që sytë tuaj të duken shumë më të mëdhenj, ndërsa qerpikët duken më të gjatë, pa intervenuar me qerpikë artificialë.

4. SHTOJANI VOLUMIN FLOKËVE! Edhe flokët me shumë pak volum e kanë të pamundur t'i rezistojnë kësaj teknike. Thjesht vendosni pak krem për volum në shuplakat e duarve dhe lëmoni flokët tuaj, duke u munduar që të mos ju ikën asnjë fije e vetme. Me pjesën e mbetur i bëni masazh fundit të flokëve, për të fituar volumin për të cilin gjithmonë keni ëndërruar.

5. THEKSUESI MBI BUZË Një sasi shumë e vogël e theksuesit të lëngët, i vendosur mbi mesin e buzës suaj të epërme, do të tërheqë vëmendje tek ajo pjesë, duke bërë që buzët të duken shumë më të trasha dhe më të theksuara.

6. SYTË 'SMOKEY' Ashtu sikur buzët e kuqe, edhe sytë 'smokey' tanimë janë shndërruar në një trend të madh të kohës, megjithatë ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për ta arritur një dukje tërheqëse, pasi që mund të krijoni stilin 'smokey' të syve, thjesht duke përdorur një laps grimi.

7. PËRDORNI PARFUM NË PJESËN MË STRATEGJIKE! Nëse dëshironi që aroma e parfumit tuaj të zgjatë më shumë, mirëpo nuk dëshironi të duket shumë e rëndë, përdoreni parfumin në pjesën e qafës

8. PËRDORNI BUZËKUQ ME NGJYRË MAT! Ndonëse buzët me shkëlqim janë shumë tërheqëse, stinët më të ftohta janë më të përshtatshme për ngjyrat mat, andaj mundohuni të përdorni buzëkuq pa shumë shkëlqim, nëse jeni duke kërkuar që të dukeni bukur dhe e thjeshtë gjatë kësaj vjeshte.

9. PËRDORNI BOJËKUQ NË FORMË KREMI! Bojëkuqi në formë pudre mund të mos duket bukur në të gjitha nuancat e lëkurës, megjithatë buzëkuqi në formë kremi është i përshtatshëm për të gjitha tipat e lëkurës. Preferohet që bujëkuqi fillimisht të vendoset në qendër të mollëzave e më pas të shpërndahet përreth tyre.

10. SHMANGENI 'SHERK'-un E TEPËRT! Edhe nëse jeni në mesin e femrave që vuajnë nga puçrrat dhe shenjat e tjera në fytyrë, nuk është mirë ta ngarkoni lëkurën me shumë 'sherk'. Është e rëndësishme që shenjat të mbulohen një nga një, ndërsa në pjesën tjetër të lëkurës përdorni fare pak 'sherk'.

11. STILI 'TOPUZ' I ÇRREGULLT Nëse jeni adhuruese e stilit të flokëve 'topuz', atëherë me siguri që e dini se, shpeshherë, flokët e stilit të çrregullt 'topuz' janë më të përshtatshëm sesa ai i përkryer, andaj është e rëndësishme që herën tjetër kur të vendosni për këtë stil flokësh, të nxirrni disa qime për të mos qenë gjithçka e përkryer.

12. NGJYRA BEZHË PËR THONJ Nuk është se ngjyrat e llakut nuk duken bukur, mirëpo ngjyra bezhë është shumë e përshtatshme për thonj, pasi që, ndonëse nuk e shmang shkëlqimin e tyre, bën që ju të dukeni shumë natyrale.

13. PËRDORNI GISHTAT PËR KREHJE! Stilistët e flokëve, të cilët punojnë më të famshmet rekomandojnë që të përdorni gishtërinjtë tuaj për t'i krehur flokët, në vend të krehrit, pasi që krehri ndikon në drejtimin e flokëve tuaj, duke bërë që ato të humbin volumin.

14. VENDOSNI SHKËLQIM NË PJESËT STRATEGJIKE! V endosni shkëlqim në pjesët strategjike të fytyrës suaj, në pjesën e hundës, mbi mollëzat e faqeve dhe në qendër të mjekrës, nëse dëshironi të ngriheni në një nivel më lartë sa i përket të qenit në qendër të vëmendjes.

(Kosova Sot Online)