Dobitë e domates për lëkurën tuaj

  • 04 September 2019 - 15:18
Dobitë e domates për lëkurën tuaj

Ndoshta nuk e keni menduar por lëngu i domates ka shumë efekshmëri dhe dobi e sidomos për lëkurën tuaj.

Për të përfituar lëngun e domates duhet fillimisht të merrni domatet, i hiqni lëkurën dhe grijini imët.

Lëngun kullojeni në një sitë të vogël dhe më pas aplikojeni mbi lëkurë dhe e lini për 15-20 minuta. Pas këtij momenti shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Ja disa nga benefitet që ky lëng sjellë:

-Redukton njollat e zeza në lëkurë

-Tërheq lëkurën dhe redukton rrudhat e moshës

-Zbeh poret e mëdha

-I  jep shkëlqim lëkurës

(Kosova Sot Online)