Për pamje më rinore kujdesuni për sytë!

  • 01 September 2019 - 08:15
Për pamje më rinore kujdesuni për sytë!

Ndiqni këto këshilla për t'u dukur më e re vetëm nëpërmjet kujdesit për lëkurën rreth syve, duke eliminuar rrudhat, rrathët e zinj dhe duke i dhënë jetë lëkurës.

MBRONI VETEN ME ANTIOKSIDANTË!

Nëse qëndroni jashtë qoftë edhe për pak minuta, ju e ekspozoni lëkurën ndaj një zone luftarake të radikaleve të lira. Por, pasi që nuk kemi mundësi të jetojmë vetëm brenda, duhet ta mbrojmë veten me anë të antioksidantëve si vitamina C, çaji i gjelbër dhe ekstrakti i kafesë, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave të lëkurës.

ELIMINONI RRUDHAT!

Lëkura e rrudhur mund të paraqitet në pjesët anësore të syve qysh në fillim të 20- ave, kështu që duhet të filloni të kujdeseni për të që atëherë. Kremrat e pasura me glicerinë ose pantenol, disa prej hidratuesve më të fuqishëm, mund të ndihmojnë që të eliminoni rrudhat rreth syve duke ua hequr disa vite nga supet, të paktën në pamjen tuaj.  

PËRDORNI MBROJTJE NGA DIELLI!

Nëse kremi që përdorni për sytë nuk përmban të paktën shkallën 30 të SPF-së, atëherë prisni derisa lëkura ta absorbojë atë dhe më pas vendosni krem të zakonshëm për mbrojtje nga dielli mbi të. Veç kësaj sa herë që keni mundësi, përdorni syze të diellit për të mbrojtur jo vetëm lëkurën, por edhe sytë.

ELIMINONI RRATHËT E ZINJ!

Nëse keni provuar shumë metoda për largimin e përhershëm të tyre, por ngarkesat dhe përdorimi i kompjuterit kanë ndikuar negativisht në paraqitjen e rrathëve të zinj, ju mund të përdorni një korrektor me ngjyrë të hapur për të përmirësuar pamjen e lëkurës suaj. Zgjidhni një korrektor me ngjyrë më të hapur se lëkura juaj dhe jo vetëm që do të dukeni më bukur, por sytë tuaj do të duken më të mëdhenj.

LARGONI QESKAT NËN SY!

Të gjithë kemi fjetur më shumë sesa që duhet të paktën një herë në javë, duke u zgjuar me atë pamjen e tmerrshme të qeskave në lëkurë. Për t'i larguar ato merrni një pecetë të pambukut dhe zhyteni në qumësht. Yndyra dhe proteinat që përmban qumështi ndihmojnë në largimin e qeskave në lëkurë, shumë shpejt, nëse e mbani atë për 10 min.

PASTRONI GRIMIN ME KUJDES!

Pa marrë parasysh sa shumë keni gjumë dhe sa kohë zgjat ai llajneri për sy, maskara e re që keni provuar, është esenciale që ta pastroni grimin me shumë kujdes. Lëkura rreth syve është shumë e ndjeshme dhe fërkimi i syve do ta përkeqësojë gjendjen e saj. Në mënyrë të lehtë dhe me kujdes vendoseni një pecetë të lagur me lëngun special për largimin e grimit dhe mbajeni për 20 sekonda para se ta largoni.