Disa këshilla për sytë tuaj

  • 08 September 2019 - 15:39
Disa këshilla për sytë tuaj

Për të gjitha femrat që e preferojnë grimin për theksimin e syve, kemi përgatitur një listë këshillash, të cilat do t’u ndihmojnë në këtë drejtim .

1. SYTË E KALTËR

Nëse dëshironi t'i theksoni sytë tuaj të kaltër, atëherë filloni me përdorimin e nuancave të duhura për hijezimin e syve. Ngjyra kafe, bezhe dhe ngjyra e argjendtë janë më të mirat, ndonëse mund të mos shkojnë nëse kombinohen me njëratjetrën. 

2. SYTË NGJYRË KAFE

Sytë ngjyrë kafe duken shumë tërheqës, sidomos nëse trajtohen me hijezues ngjyrë ari apo të kaltër. Është pikërisht kontrasti i ngjyrave ai që thekson sytë! 

3. SYTË E GJELBËR

A mund t'ia qëlloni se cilat ngjyra theksojnë sytë e gjelbër? Artistët e grimit preferojnë përdorimin e ngjyrës vjollcë, të kaltër, ngjyrës së argjendtë dhe ngjyrës rozë, për t'i theksuar sytë e gjelbër.

4. SYTË E VEGJËL

Zakonisht sytë e vegjël nuk kanë janë shumë të theksuar, mirëpo, me përdorimin e 'eyeliner'-it të qëlluar, ju mund të bëni që pikërisht sytë, të jenë pjesa më e dukshme e fytyrës. Përdorni 'eyeliner'-in nga mesi i linjës së epërme qerpikëve, deri në skajin e jashtëm si dhe në përdorni pak 'eyeliner' në skajin e brendshëm të linjës së poshtme të qerpikëve. Kjo teknikë është shpëtimi i vetëm për femrat me sy të vegjël, mirëpo, e mira është që funksionon!

5. MASKARA

Maskara ka një 'superfuqi' për ta shndërruar fytyrën tuaj nga një fytyrë e mërzitur në një fytyrë shumë të gjallë. Maskara e zezë është çelësi i suksesit, nëse jeni duke kërkuar që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të theksuar. Për mendimin e shumicës së artistëve të grimit, pa përdorur maskarë, të gjitha teknikat janë të padobishme.

6. PËRDORNI THEKSUES!

Mos harroni ta theksoni ashtin e vetullës. Theksoni zonën në mes të vetullave dhe kapakut të syve. Nëse dëshironi të keni efektin e plotë, përdorni nuancë të ngjyrës së bardhë apo të ngjyrës bezge.

7. NGJYRË NATYRALE NË BUZË

Duhet të vendosni se a doni t'i theksoni sytë apo buzët, pasi që nuk mund t'i theksoni të dyja. Andaj, nëse keni vendosur që sytë duhet të jenë pjesa që ju theksoni, kujdesuni të përdorni buzëkuq me nuanca natyrale.

8. FSHIHNI QESKAT PËRRETH SYVE!

Mbuloni rrathët e zinj në pjesën përreth syve tuaj. Nëse dëshironi t'i theksoni sytë, atëherë me siguri nuk dëshironi që ata t'i shohin qeskat përreth syve, të cilat bëjnë të dukeni shumë të lodhura, sikur të mos keni fjetur mjaftueshëm.

9. FEMRAT ME SYZE

Edhe nëse mbani syze, nuk keni nevojë të shqetësoheni, pasi që, edhe ju mund t'i theksoni sytë! Vendosni fshehës me ngjyrë të çeltë në pjesën poshtë syrit tuaj, deri në skajin e jashtëm. Nuancat e çelëta tërheqin vëmendjen dhe fshehin hijet e shkaktuara nga syzet.  

(Kosova Sot Online)