Ilaçet natyrale që u ndihmojnë flokëve të rriten më shpejt

  • 15 shtator 2019 - 17:09
Ilaçet natyrale që u ndihmojnë flokëve të rriten më shpejt

Stimulimi i rritjes dhe zhvillimit të flokëve mund të tingëllojë një proces i vështirë, sidomos nëse kërkoni që ky proces të bëhet në mënyrë natyrale.

Megjithatë, nëse jeni në mesin e femrave që janë të fiksuara pas flokëve të gjatë dhe të shëndoshë, këshillat e mëposhtme mund t'ju hyjnë në punë.

1. PËRDORENI TË BARDHTË E VEZËS!

Shumë njerëz nuk besojnë në fuqinë e të bardhave të vezës. Megjithatë, ato tash e një kohë të gjatë përdoren për mirëmbajtjen e flokëve. Thjesht përzieni të bardhtë e 4-5 vezëve, për të krijuar një maskë për flokë, dhe do të shihni që pas trajtimit flokët tuaj do të jenë më të fortë dhe më të shëndoshë, kritere këto të domosdoshme për rritjen e flokëve.

2. PËRDORENI UJIN E PATATES PËR PASTRIM TË FLOKËVE!

Nëse keni mungesë të vitaminave, atëherë më së keqi mund ta pësojnë flokët, të cilët bëhen shumë më të brishtë në raste të tilla. Për shembull, vitamina B sikurse edhe vitamina A dhe C janë të domosdoshme për rritjen më të shpejtë të flokëve, andaj është shumë e rëndësishme të furnizoheni me këto vitamina. Njëra nga mënyrat për të marrë një sasi të këtyre vitaminave është që t'i pastroni dhe t'i trajtoni flokët me ujë të patates.

3. VAJRAT ESENCIALË

Nëse dëshironi që flokët tuaj të rriten më shpejt, atëherë duhet të përdorni vajra esencialë. Këto vajra mund të përdorën në gjithë trupin, mirëpo nëse jeni duke kërkuar që të rezultatet të shihen në flokë, atëherë përzieni tri pika vaj livande, tri pika vaj rozmarine dhe dy pika të vajit të trumzës. Ky kombinim është më të vërtetë çudibërës, kur është puna te rritja më e shpejtë e flokëve.  

4. PËRDORENI UJIN E QEPËVE!

Përveç gatimit, qepët kanë përdorim edhe në fushën e bukurisë! Zieni disa qepë dhe ujin e mbetur përdoreni për t'i trajtuar flokët tuaj. Nuk keni nevojë të brengoseni as për aromën e keqe, pasi shamponi do të largojë çfarëdo arome që mund të shkaktohet nga qepët.

5. MASKA ME PATATE

Shtypni tri patate dhe përzieni me të kuqtë e një veze, si dhe me pak mjaltë, për të krijuar maskën për flokë që do t'iu ndihmojë atyre që të rriten shumë më shpejt. Patatet i furnizojnë flokët me vitamina, ndërsa mjalti dhe të kuqtë e vezës bëjnë që flokët të mbesin më të butë.

6. ALOE VERA & KONJAKU

Përzieni pak aloe verë me një sasi të konjakut dhe përzierjen e fituar shpërndajeni nëpër lëkurë të kokës. Përzierja duhet të qëndrojë në kontakt me lëkurën për të paktën një orë, nëse dëshironi që flokët tuaj të përfitojnë.

7. UTHULLA E MOLLËS

Nëse jeni duke kërkuar të keni flokë shumë të gjatë, atëherë uthulla e mollës është çelësi i suksesit tuaj! Është shumë e thjeshtë, vetëm përzieni uthullën e mollës me një sasi të ujit dhe më pas, me përzierjen e fituar, trajtoni flokët pasi që t'i keni larë me shampon. Nëse frikësoheni nga aroma që mund të shkaktohet, përzierjes së fituar i shtoni edhe disa pika vaji esencial.

8. VAJI I KOKRRAVE TË RRUSHIT

Përfundimisht, njëra nga zgjidhjet më të përshtatshme për përshpejtimin e rritjes së flokëve tuaj është trajtimi i lëkurës së kokës me vaj të farave të rrushit. Për të arritur efektin më të madh, trajtoni lëkurën e kokës të paktën tri herë në javë me këtë vaj dhe do ta kuptoni se sa çudibërës është.

(Kosova Sot Online)