Si t’i mbështetni femrat tjera dhe përse është kjo e rëndësishme

  • 16 shtator 2019 - 20:25
Si t’i mbështetni femrat tjera dhe përse është kjo e rëndësishme

Femrat të cilat i mbështesin femrat e tjera janë më të prira të kenë sukses.

Dhe, ky nuk është fare një mit!

Kjo arsye duhet t’ju mjaftojë që të ndaleni së garuari me njëra-tjetrën tërë kohën dhe të shfaqni më shumë mbështetje për koleget dhe shoqet.

Shoqëria e mirë mes femrave nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e përbashkët të buzëkuqit, por edhe duhet të shfaqni dashuri të vërtetë, respekt, etj.

Inkurajojeni njëra-tjetrën

Çdo femër ka nevojë të ndihet e sigurt, por janë disa rrethana të cilat nuk mund t’i kontrollojmë. Nëse ndonjëherë një femër kërkon këshilla nga ju, atëherë mos e injoroni disponimin e saj por mbështeteni për çfarëdo që ka nevojë. 

Dëgjoni

Lëreni shoqen të flas! Dëgjojeni atë dhe mos e injoroni sepse ajo ka nevojë t’i shprehë emocionet gjatë periudhave të vështira.

Ndajini me tjerat njohuritë që i keni

Ka ardhur një kolege e re e punës, është dita e saj e parë dhe ajo nuk din asgjë. Pra, me siguri se ajo është e stresuar.

Por, ju duhet të ndani me të çdo gjë duke e bërë të ndihet më e rehatshme.

Njoftoni shoqet që i keni me njëra-tjetrën

Njoftoni sa ma shumë shoqe që keni. Ndoshta ato kanë ide të përbashkëta për biznes.

(Kosova Sot Online)