Maska natyrale që ju ndihmon të eliminoni shenjat e mbetura nga aknet

  • 20 September 2019 - 14:14
Maska natyrale që ju ndihmon të eliminoni shenjat e mbetura nga aknet

Pas akneve shumë të mërzitshme me të cilat shumica përballen gjatë periudhës së adoleshencës, në fytyrë shumë shpesh mbeten shenja të cilat janë shumë vështira për t’u eliminuar.

Shenjat të cilat mbeten pas akneve mund të shkaktojnë probleme pothuajse njësoj si aknet, prandaj njerëzit janë në gjendje të shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme kozmetike.

Në blogun“Budgetsavy” konstatohet që lufta kundër akneve nuk do të jetë e shtrenjtë, as e rëndë, por as afatgjatë, nëse përdorim ato që na ka dhënë nëna natyrë.

Për maskën e cila eliminon shenjat e mbetura nga aknet ju nevojiten:

4 lugë lëng limoni

3 lugë kos

4 lugë mjaltë

1 të bardhë veze.

Përgatitja:

Përziejini mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të përftoni një masë të njëtrajtshme. Më pas aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta, dhe pastaj thjeshtë lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)