Cila është mënyra më e mirë për t’i hequr qimet që ke në fytyrë?

  • 21 September 2019 - 23:50
Cila është mënyra më e mirë për t’i hequr qimet që ke në fytyrë?

I shkul qimet? Sipas disa sondazheve, afërsisht 75 për qind të grave shohin një rritje të pazakontë të qimeve ndërsa koha kalon, veçanërisht pas menopauzës. Qimet e mjekrës, që janë problemi më i madh janë zakonisht shenjë e këtyre ndryshimeve hormonale, por dermatologët besojnë që gjenetika luan gjithashtu rol.

Po cila është mënyra më e mirë për t’i hequr qimet në mjekër? Nëse ke një apo dy, specialistët thonë t’i shkulësh me pe ose dyll, sepse këto mënyra e dëmtojnë më pak lëkurën, por gjithmonë laje fytyrën me ujë të ngrohtë më parë, kjo do të qetësojë folikulën dhe do të pengojë ngecjen e qimes. Për të shmangur infeksionin, laje piskatoren me ujë dhe sapun dhe mbaje në një vend të thatë pas çdo përdorimi.

Fijet e bardha

Shkulja e ndonjë thinje nuk do të nxisë mbirjen e saj në të njëjtin vend, siç mendojnë njerëzit, por mund të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme rrënjën e qimes dhe të krijojë zona pa flokë. Zgjedhja është juaja.

Qimet e hundës

Qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë. Shkulja e qimeve do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru. Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe ne meningit, kështu që priti nëse është e nevojshme, por mos i shkul ato qime.

Qimet e nishaneve

Ndryshe nga legjendat, nuk ka të dhëna që të shkulësh qimet nga nishani dëmton, por mund të ndikojë që të infektohet nishani dhe të ketë hemorragji, që do tërhiqte më shumë vëmendje sesa një qime e vogël e hollë.

Qimet e sqetullës

Nuk e dimë pse do duhej t’i shkulje me këtë mënyrë, por nëse e bën, specialistët thonë që nuk është absolutisht një ide e mençur. Mundësia e qimeve të brendshme rritet kur i shkul. Më mirë përdor një mënyrë më pak intensive, si brisk, dyll, ose lazer.

(Kosova Sot Online)