5 këshilla se si ta nisni ditën mbarë…

  • 22 shtator 2019 - 14:55
5 këshilla se si ta nisni ditën mbarë…

Të gjithëve na ndodh të kemi një ditë të keqe, të zgjohesh në anën e gabuar të krevatit, të çohesh i pakënaqur nga ndonjë ëndërr e keqe dhe kështu gjithë dita rrjedh mbrapsht. Por ne nuk kemi pse e lejojmë këtë të bëhet pjesë e rutinës sonë, një larje dhëmbësh apo ca ushtrime mund ta shmangin një ditë të keqe.

Ndaj për t’ju ndihmuar ta mirëprisni ditën sa më mirë, ndiqni këto 5 këshilla të thjeshta dhe mundohuni ti praktikoni çdo mëngjes :

Fillo me kujdesin për buzëqeshjen

Larja e dhëmbëve përfshin vetëm larjen e sipërfaqes së tyre që i bie gati 42% e gojës. Por është e rëndësishme të pastrojmë mes dhëmbëve për tu siguruar që buzëqeshja duket po aq e bukur sa ne e ndjejmë. Pra, është koha të marrim rolin e dentistit në shtëpi pa u munduar shumë dhe ta bëjmë buzëqeshjen tonë magjike.

Bëj pak pushim nga kafja, përdor pak limon dhe ujë

Edhe pse është me të vërtetë tunduese ideja e një filxhani kafe, shpesh sasia e madhe e kafes mund të ketë një impakt të keq gjatë ditës. Pasi kemi larë dhëmbët një mënyrë për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të rifreskuar veten është përdorimi i një fete limoni në një gotë me ujë. Uji me limon përmban vitaminë C, e cila mund të na mbrojë nga disa viruse dhe gjithashtu ka efekt të mirë mbi veshkat dhe mëlçinë.

Mundohu të zgjohesh herët

Është vërtetuar shkencërisht se ata që zgjohen herët janë më produktiv dhe kanë ditë më të mira se të tjerët. Ata kanë shumë përfitime, për shembull arrijnë më shumë, rrethohen nga një mjedis më i qetë dhe mund të qartësojnë mendimet e tyre.

Mos e prek telefonin menjëherë

Është e lehtë të hapim sytë, të fikim alarmin dhe të zhytemi në mediat sociale. Dhe ndërsa kontrolli i e-maileve apo fotove të reja në instagram na duket një mënyrë e mirë për të filluar ditën, është e rëndësishme të marrim kohë dhe të zgjohemi në mënyrën e duhur pa u futur direkt në internet. Kontrollimi i telefonit mund të jetë një veprim instiktiv por ka një impakt të madh në stresin apo gjendjen e ulët që mund të ndjejmë gjatë ditës.

Vakti më i rëndësishëm i ditës

Për shumë kohë është besuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës ndaj sigurohuni që ta trajtoni në atë mënyrë. Një mënyrë e thjeshtë për të trajtuar veten është një fillim dite i shëndetshëm dhe i shijshëm. Pra kur të fillosh rutinën tënde të re sigurohu që në mëngjes mos të mungojnë drithërat, një tas qulli i ngrohtë apo disa fruta të freskëta.

(Kosova Sot Online)