Përse macet bien gjithmonë në këmbë?

  • 26 shtator 2019 - 19:05
Përse macet bien gjithmonë në këmbë?

Macet mbajnë titullin si kafshët të cilat njihen gjerësisht për vjedhje të ushqimeve sa herë gjejnë ndonjë gjë vërdallë në shtëpi ose në ambiente të ndryshme të shtëpisë. Por nuk është kjo e vetmja aftësi që kanë sepse dihet edhe një gjë tjetër për to.

Sa herë rrëzohen bien në këmbë.

Për shembull, në vitin 2012, një mace kotele e quajtur Sugar ra nga kati i 19-të i një ballkoni në Boston dhe nuk pësoi asgjë përkundrazi ishte në shëndet të plotë.

Jo vetëm që i bën macet të duken disi të pathyeshme, por kjo aftësi e tyre është vërtet shqetësuese dhe një rast për t’u studiuar.

Kur macet bien, ato përdridhen dhe kthehen përmes ajrit për të arritur pozicionin optimal të uljes, duke rënë përsëri në një pozicion prefekt pa asnjë dëmtim në këmbë.

Procesi bllokoi shkencëtarët për një shekull, sipas BBC. Atëherë, çfarë u jep maceve këtë aftësi të mahnitshme?

Macet janë vrasëse të lindur të shpendëve, ketrave, minjve etj.

Jim Usherëood i Kolegjit Mbretëror të Veterinarisë shpjegoi për BBC se "macet kanë këmbë të gjata, elastike" dhe muskuj që devijojnë energjinë që ngadalëson dhe nuk lejon thyerjen e kockave.

Si e dinë macet në cilën mënyrë të përdridhen në ajër para se të bien në tokë? Përgjigja është në veshët e tyre. Siç shpjegon Animal Planet, macet kanë një sistem vestibular jashtëzakonisht të zhvilluar.

Ky është mekanizmi në veshin e brendshëm që rregullon ekuilibrin.

Brendësia e veshit të një maceje ka miliona qime dhe një lëng të mbushur me kristal që punojnë në të njëjtën kohë për të transmetuar informacione që lidhen me lëvizjen në trurin e maceve.

(Kosova Sot Online)