Shtatë hapa për një manikyr super të shpejtë

  • 05 tetor 2019 - 08:29
Shtatë hapa për një manikyr super të shpejtë

Manikyri i përkryer lakmohet nga të gjitha femrat anembanë. Zakonisht për ta arritur një manikyr të llojit të tillë, nevojitet një kohë e gjatë. Mirëpo, gjërat nuk kanë pse të jenë gjithmonë kështu, sidomos jo nëse ndiqni këta shtatë hapa, të cilët do t'ua shpejtojnë në masë të madhe procedurën e manikyrit.

1. LARGONI LLAKUN E VJETËR!

Kurrë nuk mund ta arrini manikyrin e përsosur nëse fillimisht nuk i largoni mbetjet e manikyrit të vjetër. Andaj, fillimisht përdorni preparatet e nevojshme për largimin e llakut paraprak, pastroni duart me ujë të vakët për të larguar ndonjë pjesë, që mund të ketë mbetur nga preparatet për shlyerjen e thonjve dhe vazhdoni me procedurën.

2. SHKURTONI THONJTË!

Përdorni prerëse të mprehtë të thonjve për t'i shkurtuar thonjtë në gjatësinë e dëshiruar. Mundohuni t'i shkurtoni të gjithë thonjtë në madhësinë e njëjtë, pasi që ky është një hap i rëndësishëm drejt elegancës së thonjve.

3. FORMËSONI THONJTË!

Tjetra, ju do të dëshironi t'i formësoni thonjtë tuaj. Përdorni mjetin special për formësim të thonjve, mirëpo sigurohuni që t'i formësoni duke bërë presion në vetëm një drejtim. Largoni mbetjet përreth thonjve, në mënyrë që të mos ngjitet llaku.

4. SHTRESA BAZË!

Shtresa bazë i ndihmon llakut që të ngjitet më lehtë në thonj dhe bën që llaku të qëndrojë më gjatë. Gjithsesi, shtresa fillestare duhet të jetë sa më e hollë, në mënyrë që të thahet më lehtë. 5. APLIKONI LLAKUN! Tani vjen pjesa e argëtimit! Përzgjidhni ngjyrën që dëshironi ta aplikoni në thonj. Fatmirësisht, ndryshimi i ngjyrës së thonjve është një proces i shpejtë dhe i lehtë, andaj mund t'i provoni të gjitha ngjyrat që dëshironi. Disa ekspertë thonjsh megjithatë rekomandojnë përdorimin e ngjyrave më të çelëta, për shkak që bien më pak në sy. Gjithsesi, zgjedhja ju takon juve. 6. JEPNI FUND ME NJË SHTRESË TË SIPËRME! Përfundimisht, përdorni shkëlqyes, apo shtresë të fundit të llakut me ngjyrë mat, për t'i dhënë fund një manikyri të përkryer dhe super të shpejtë. Më mirë do të ishte sikur të përzgjidhni ngjyra që krijohen special për shtresën e fundit. 7. PROVONI NJË TEKNIKË MË TË SHPEJTË! Përfundimisht, nëse nuk keni kohë t'i prisni thonjtë derisa të thahen, ndizni tharësen e flokëve dhe thani thonjtë me të, ndërsa, nëse dëshironi të përdorni një teknikë tjetër, futni thonjtë nën ujë të ftohtë dhe ata do të thahen shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)