Asnjë moshë nuk është mosha e gabuar

  • 08 tetor 2019 - 11:12
Asnjë moshë nuk është mosha e gabuar

Harrojini specifikat e mënyrës së veshjes sipas moshës e mendoni sipas lirshmërisë  tuaj. Këto zonja kanë të përbashkët në atë çfarë kërkojnë veshje përtej moshës dhe pamjes.

Ngjyrat popullore

Përpiquni të vishni ngjyra të ndritshme edhe pse mund të jetë një mënyrë e papritur. Në qoftë se e keni punën në këmbë, pamja dhe pantallonat popullore mund t’ju japin ekzaltim të menjëhershëm.

Veshur nga: Xhema Bell, 35-vjeçe, nga Islington, veriu i Londrës, e cila e ka nisur punën në biznesin e saj privat si ndërlidhëse me publikun, përfaqëson ndër ato femra drejtuese në një prej restoranteve të Londrës.

Fustane të trikotuara

Fustane leshi, të thurura gjatë ose të shkurtër. Çdo moshë mund ta veshë, për sa kohë ju e keni mundësinë apo trupin për ta mbajtur atë.

Veshur nga: Sheri Uolkër, 45-vjeçe nga veriu i Londrës, një pjesë të kohës si modele dhe ka një djalë 24-vjeçar.

Pushteti i Shtypit

Kurrë mos e nënvlerësoni pushtetin e shtypit. E para mund të zbresë vite në moshë, e dyta, zvogëlon figurën trupore, një lëvizje e guximshme për fuqizimin e rolit drejtues.

Ndryshimi i fustaneve

Si ju dhe vajza juaj mund të ndryshojë punën, çështja është se si mund të bësh atë që ka rëndësi. Mbuloni më shumë pjesën deri poshtë gjunjëve ose mbani fustan të trashë me mëngë zhapone.

Veshur nga:  Suzana Bill, 62-vjeçe, nga Hertfordshire, që zotëron dy shitore të vogla veshjesh, të cilat i udhëheq bashkë me vajzën e saj. Së bashku kanë lançuar një linjë të re veshjesh të gjithanshme.

Xhaketa me shkëlqim

Duke filluar me një linjë të gjatë xhaketash të përshtatshme  për t’i dhënë një siguri formës trupore, shtresat mund t punohen sipas stilit personal.

Veshur nga: Mishel Zadeh, 65-vjeçe, nga Kesington, jugu i Londrës, e cila ka dizenjuar për Hampstead Bazaar dhe që ka punuar për reklamat e televizioneve.

MOSHA E VESHJEVE

Gjej ngjyrën që të përshtatet

Po. E zeza të dobëson, por ajo mund të duket e tepërt në një moshë të madhe. Eksperimenti me ngjyrat është faktor i domosdoshëm për t’u ndjerë mirë, dhe daljen jashtë kornizave të moshës.

Bli jashtë zonës së komoditetit

Përfito pamjen e re nëpër shitoret e linjës Top Shop, Zara, etj, dhe do të gjeni siguri dhe cilësi në mënyrën e të veshurit, duke zbutur vitet mbi supe të çdo gruaje.

Provoni tendencat që kurrë nuk mendonit se do t’i vishnit

Zgjidhni veshje modelesh të rinj dhe do të ndiheni gjithashtu i tillë në moshë. Kërkoni midis Raoul, Hartford, Sacks dhe Ba&Sh.

Zgjidhni forma që i përshtaten trupit tuaj

Kjo e fundit është rezultati i formës së veshjes, i pabesueshëm për trupin tuaj. Materiale të teknologjive të avancuara, në pëlhura si ajo e pantallonave të hijshme që vendosin kontrollin kombinuar në përzgjedhjen e kamishave.

Besoni në etiketa për të kombinuar stilin e përshtatshëm

Sipas sezonit aktual, firmat luksoze të rinojnë dhe tregojnë bukur në pamje. Sipas stilit të Eileen Fisher në Nju Jork, në shitoren e saj gjenden veshjet e duhura sipas moshave.

(Kosova Sot Online)