Përgatitjet shtëpiake për të gjitha llojet e problemeve me lëkurë

  • 10 October 2019 - 08:44
Përgatitjet shtëpiake për të gjitha llojet e problemeve me lëkurë

Sa herë zgjohemi dhe ballafaqohemi me problemet e lëkurës së fytyrës? Problemet e përditshme, skuqjet dhe tharja e lëkurës mund të zhduken shpejt, por nevojiten maskat natyrale, që jua paraqesim më poshtë.



NËSE KENI LËKURË TË YNDYRSHME, PROVONI ...

Maska nga bananet dhe mjalti

Bluajeni një banane dhe shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni. Vendoseni në fytyrë dhe pas 15-20 minuta e hiqni me një peshqir të ngrohtë. Kjo maskë është luftëtar kundër akneve. 

NËSE KENI AKNE, PROVONI ...

Maskë për fytyrë nga aspirinat Imtësoni një deri tri aspirina në një enë të vogël dhe shtoni ujë aq sa nevojitet që pluhuri të shndërrohet në pastë. Më pas shtoni disa pika mjaltë të ngrohtë dhe maskën e vendosni në fytyrë, dhe e lini të qëndrojë derisa të thahet dhe e shpëlani. 

MASKA RIGJALLËRUESE NGA KUMBULLAT

Përgatitni pire nga tri apo katër kumbulla, i përzieni me gjysmë lugë kurkumë, një lugë mjaltë dhe jogurt organik. E vendosni në lëkurë dhe e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

NËSE KENI LËKURË TË THARË, PROVONI ... MASKË NGA ALOE VERA DHE AVOKADO

Imtësoni gjysmë avokado, shtoni dy lugë xhel pluhur aloe vera, flluska dhe një lugë mjaltë të ngrohtë. Vendoseni këtë përzierje në lëkurën e pastër të tharë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas e shpëlani me ujë dhe peshqir të ngrohtë.

NËSE KENI LËKURË TË SKUQUR, PROVONI ...

Maskë nga trangujt e freskët dhe flluskat Përzieni një gotë të flluskave të zier me një trangull të copëtuar imët. Përzierjen vendoseni në fytyrë dhe e lini për 20 minuta, më pas e shpëlani dhe e fshini me peshqir të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)