Të vërtetat e hidhura për meshkujt: 5 gjërat që duhet t’i pranoni për partnerin tuaj, ju pëlqeu apo jo!

  • 17 October 2019 - 18:02
Të vërtetat e hidhura për meshkujt: 5 gjërat që duhet t’i pranoni për partnerin tuaj, ju pëlqeu apo jo!

Veçse është dëshmuar se meshkujt dhe femrat kanë dy botë shumë të ndryshme.

Duke marrë parasysh këtë, është thuajse e pamundur të shmangen fjalosjet dhe debatet herë pas here.

Megjithëse meshkujt mund të jenë të ëmbël, romantikë e të sjellshëm, ata gjithashtu i kanë disa shprehi të cilat mund të mos ju pëlqejnë, por që thjesht nuk mund t’i ndryshoni.

Ereksioni i mëngjesit nuk ka të bëjë asgjë me ju

Përderisa femrat mendojnë se meshkujt kanë ereksion në mëngjes shkaku i tyre, faktikisht kjo nuk është edhe aq e vërtetë.

Gjatë fazës së gjumit REM, aktiviteti neurologjik dhe lirimi i hormoneve të testosteronit e krijon ereksionin. Mesatarisht, meshkujt i përjetojnë tre deri në pesë ereksione gjatë gjumit.

U pëlqen vetmia

Meshkujve nuk u pëlqen që tërë kohën të dalin, të pinë kafe në kafene dhe të shëtitën në qendra tregtare.

Atyre u pëlqen që herë pas here të kenë momente të vetmisë në ngrohtësinë e shtëpisë, ta shijojnë një film apo libër të mirë. 

U pëlqejnë veturat e shtrenjta

Njësoj sikurse femrat ëndërrojnë për çanta e këpucë të mira, edhe meshkujt i kanë ëndrrat që nuk mund t’ua largojë askush.

Veturat e shtrenjta janë ato të cilat ua marrin vëmendjen, prandaj edhe i admirojnë e fantazojnë për to, ndonëse e dinë se nuk mund t’i blejnë.

U pëlqen t’i shikojnë femrat tjera

Pëlqejeni ose jo, shumica e meshkujve nuk mund ta kontrollojnë vetveten kur bëhet fjalë për një femër të lezetshme.

Ata duhet ta shikojnë një femër tjetër për të paktën një sekondë.

Nëse e gjeni veten në situatë të tillë, nuk keni nevojë të zemëroheni sepse kjo nuk nënkupton se do t’ju tradhtojë, por thjesht është në gjakun e tij.

Meshkujve u pëlqen kur i admironi

Çdo mashkull dëshiron që partnerja e tij të mendojë gjëra të mira për të, ta admirojë forcën, inteligjencën e aftësinë e tij seksuale.

Kjo është edhe arsyeja se përse meshkujt shpeshherë nuk mund ta pranojnë faktin kur gruaja fiton më shumë para sesa ai.

(Kosova Sot Online)