Disa nga zakonet e njerëzve inteligjentë…

  • 21 October 2019 - 11:54
Disa nga zakonet e njerëzve inteligjentë…

Kur dikush shprehet për dikë duke iu referuar si shumë inteligjent, bazuar në gradën e tij universitare kur ka qenë në moshën 21 vjeç, është një deklaratë krejtësisht e pakuptimtë. Kjo pasi po ky person pas përfundimit të studimeve të larta mund të mos jetë zhvilluar më shumë dhe ka mbetur në po atë nivel inteligjence. Por ju mund ta bëni veten tuaj më inteligjentë duke studiuar njerëz me mendje ‘të bukura’.

Ja disa nga zakonet e tyre:

– Ata e trajtojnë çdo situatë si një mundësi mësimi. Nëse ju bie rasti të hyni në bisedë me dikë prej tyre, pavarësisht statusit tuaj, ata do të tregojnë vëmendje për çdo gjë që do të thoni. Pra ndryshe nga ç’mund të prisni humiliteti është diçka që i përfaqëson, pasi do ta vini re se nuk do të përpiqen t’iu impresionojnë me tituj, fjalë të mëdha apo zhargone të veçanta, përkundrazi.

– Këto mendje të bukura arrijnë të krijojnë hapësirë në mendjen e tyre për të pranuar personin tjetër ashtu siç është pa krijuar pengesa apo kufij. Njerëzit që kanë dhuntinë për të parë botën, zakonisht i mbajnë kamerat e tyre të drejtuara nga jashtë. Neurotikët dhe narcistët nuk mund ta bëjnë këtë, megjithëse mund të jenë artistë të shkëlqyeshëm brenda tyre.

– Ata shpesh vuajnë nga monotonia e jetës së zakonshme sociale, pasi sipas tyre ka kaq shumë gjëra të rëndësishme dhe interesante për të mësuar sa nuk ka kohë për të humbur në biseda rrugësh, rinovime kuzhine, çmimet e pasurive të patundshme, thashetheme për shkollat lokale, apo biseda boshe.

– Edhe pse janë specialistë, gjithnjë përpiqen të zotërojnë fusha të tjera të reja. Këta njerëz respektojnë ekspertizën, sepse ata e dinë nga përvoja e fituar dhe nuk mund të përgjithësohet nga një temë tek të gjithë të tjerët. Ata nuk janë si biznesmeni i cili hyn në politikë duke supozuar se edhe aty do të zbatohen të njëjtat rregulla, pasi ai është më i zgjuar se ‘idiotët’ që akoma nuk kanë zgjidhur çështjen e papunësisë.

– Ata mbledhin njohuri nga shumë sfera të ndryshme, për të ushqyer urinë e tyre për pasuri mendore dhe shpirtërore. Në shumicën e rasteve këta lloj individësh bëjnë punën që duan të bëjnë, jo punën që bota kërkon tu imponojë, edhe nëse kjo ka një kosto për karrierën ose të ardhurat e tyre. Ata nuk kanë asnjë interes të bëhen një ndërlidhës global, ‘influencues’, të pasur apo të famshëm. Ata kanë tendencë të mos qëndrojnë në organizata të mëdha hierarkike, publike apo korporative, ku duhet të zgjedhin të ndjekin një linjë partie dhe të bëjnë punë që u caktojnë shefat.

Për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, këto ‘mendjet e bukura’ janë grumbulluar në akademi, por kjo po ndryshon: gjithnjë e më shumë, akademikët shpërblehen për njohuri të thella të mençurisë konvencionale të disiplinës së tyre, pasi fushat bëhen më hierarkike, teknike dhe të specializuara.

– Ata kanë imagjinatën për të prodhuar ide, por edhe përulësinë dhe teknikën për t’i provuar e testuar këto me kundër-argumenta. Njerëzit me ‘mendje të bukura’ në botën moderne mësojnë se nuk ka asnjë ide të madhe që mund të shpjegojë gjithçka. Esther Duflo, i cili këtë javë u bë fituesi më i ri i Nobelit në ekonomi, ka thënë dikur se: “Idetë e mëdha janë shumë joshëse. Unë besoj në idetë e vogla ”.

– Njerëzit me ‘mendje të bukura’ thonë atë që mendojnë se është e vërtetë, jo atë që është shoqërisht  e përshtatshme, apo botërisht e përkrahur, apo në një linjë me shumicën etj., zakonisht ata nuk i përmbahen ortodoksisë.

(Kosova Sot Online)