Recetat për zbutjen e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual

  • 22 October 2019 - 09:16
Recetat për zbutjen e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual

Në një enë shtoni gjysmë litër ujë dhe shtoni tri lugë mjaltë. Këta ujë me mjaltë e ngrohni për 5 minuta. Më pas e vendosni në një enë tjetër, në të cilën gjenden 3 gramë bimë pelini. Enën e mbyllni në mënyrë hermetike dhe e lini të ftohet për 20 minuta, e më pas çajin e pini. Çajin ta pini në çdo orë, nga një lugë të vogël. Po ashtu ndihmon edhe buka e elbit, duke e prerë në rriska të imëta dhe duke e futur në furrën e shporetit. Këtë bukë e ngjyeni me verë të kuqe dhe e konsumoni.

RECETA PËR RREGULLIMIN E MENSTRUACIONEVE

4 gr kantarion, 10 gr gjethe delli, 10 gr barveshi, 4 gr gjethe të mijëgjethësës, 4 gr gjethe të bimës "Pulmonariae verbal", 4 gr rrënjë të bimës Lycopodium Clavatum", 4 gr gjethe të bimës lëpjetë. Këtë përzierje ta vendosni në enë me një litër ujë. Enën e mbuloni mirë dhe e lini që barishtet të qëndrojnë ashtu për 5 orë. Më pas e ngrohni derisa të marrë valë. E ftohni për 15 minuta, e më pas e pini tri herë në ditë nga një lugë të kafesë. Nëse keni telashe me menstruacionet e parregullta apo keni gjakderdhje gjatë ciklit menstrual, duhet ta konsumoni çajin, recetën të cilit ua shpalosim më poshtë:

PËRBËRËSIT:

- shtrapë, lule dhe gjethe të manaferrës dhe veshtull. Të gjithë këta përbërës t'i futni në një litër verë të zezë. I lini të qëndrojnë ashtu për 5 orë dhe i vloni. Ta pini tri herë në ditë nga tre filxhanë të kafesë.

(Kosova Sot Online)