
Nëntë stile flokësh, që duhet t’i provoni gjatë vitit 2020
Nëse jeni në mesin e femrave që i kushtojnë rëndësi të madhe stilit të flokëve, atëherë me siguri që keni filluar të mendoni për stilet që do t’i praktikoni gjatë vitit 2020.
Por, për t’ju ndihmuar me një gjë të tillë, ne kemi përzgjedhur nëntë stile flokësh, që duhet t’i provoni gjatë vitit të ardhshëm .
1. Topuzi i ulët, me detaje lulesh
Ky është një stil më elegant i flokëve, që mund ta krijoni për ndonjë festë të rëndësishme. Fillimisht i mblidhni flokët për të krijuar stilin topuz të çrregullt, e më pas e vendosni një trëndafil, rekomandohet me ngjyrë të kuqe.
2. Flokët e lagur
Flokët e lagur mund të duken shumë “të rëndë” për ditët e zakonshme, mirëpo stilet e tilla janë parë shpesh nëpër revytë e modës për pranverë/verë 2019. E tëra që duhet të bëni është t’i trajtoni flokët e përparmë me xhel dhe pjesën tjetër të flokëve t’i krihni prapa.
3. Ballukja anash
Balluket e kthyera anash përbëjnë një stil, i cili ka qenë njëri ndër trendët më të mëdhenj para disa vitesh dhe duket që ky stil është rikthyer fuqishëm. Ajo që ju duhet të bëni është ta ktheni balluken tuaj në njërën anë dhe ta sforconi me një karfice në pjesën pas veshit.
4. Topuzi i ndërthurur
Shtoni pak dramë dukjes suaj, duke krijuar stilin e flokëve topuz. Hapi i parë që duhet të bëni është t’i ndani flokët në disa sektorë, ndërsa më pastaj secilin sektor të flokëve ta mbështillni rreth tjetrit në pjesën e pasme të kokës. Dukjen tuaj mund ta finalizoni me një shirit dekorativ.
5. Valëzimet e famshme
Arsyeja pse ne shumë shpesh i shohim valëzimet e tilla nëpër qilimat e kuq është se stilet e tilla të flokëve mund të kombinohen me lloje të ndryshme të fustaneve. Andaj, është shumë e rëndësishme që ky stil flokësh të jetë njëri ndër stilet që ju do ta provoni gjatë vitit 2020.
6. Stili bishtkali i ulët
Ky është njëri ndër stilet më të lehta për t’u krijuar dhe në një kohë shumë të shkurtër bën që ju të dukeni sikur keni punuar gjatë në flokët tuaj. Është e rëndësishme që flokët të ndahen në mes dhe më pas të tërhiqen prapa, për t’u lidhur në pjesën e poshtme të kokës.
7. Flokët natyralë
Kur flasim për stilet e lehta për t’u krijuar, atëherë ky me shumë gjasë është stili më i lehtë që keni parë ndonjëherë. E tëra që duhet të bëni është t’i krihni mirë flokët, në mënyrë që të dukeni sa më natyrale.
8. Bishtaleci i thjeshtë
Nëse ende nuk keni arritur ta perfeksiononi bishtalecat, atëherë nuk keni arsye për t’u shqetësuar pasi që pranvera e vitit të ardhshëm do të jetë koha kur bishtalecat e çrregullt do të jenë në modë. Thjesht, krijoni bishtalecin duke mos u brengosur nëse ndonjë fije floku mbetet jashtë dhe në fund vendosni se në cilën anë do ta ktheni atë.
9. Valëzimet e çrregullta
Nuk mund të ketë mënyrë më të lehtë për ta shndërruar një ditë të keqe të flokëve në një ditë shumë të mirë. Përdorni spërkatës me ujë të njelmët deti për t’i trajtuar flokët dhe më pas nëpërmjet gishtërinjve krijoni këto valëzime të çrregullta.
(Kosova Sot Online)