Receta me katër përbërës, që preferohet tepër nga femrat!

  • 02 November 2019 - 18:02
Receta me katër përbërës, që preferohet tepër nga femrat!

Ëndërr e shumicës së femrave është që të kenë flokë të përkryera, të drejta, e që, me këtë rast, të mos kenë nevojë vazhdimisht t'i hekurosin ato, apo të shkojnë te floktari. Përpos asaj që duhet vazhdimisht të përsëritet, ekspozimi i flokëve ndaj temperaturave të larta, pas një kohe të caktuar, çon deri te dëmtimi i tyre, tharja dhe rënia. Për këtë shkak, edhe kësaj here kthejuni natyrës dhe rregulloni flokët me anë të këtyre 4 përbërësve nga kuzhina! Krejt çka duhet të bëni, është që t'i përzieni vajin e kokosit, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe amidonin!

Përpos që do t'ua drejtojë flokët më mirë se çdo tretman te floktari, kjo përzierje do t'ua ushqejë fijet e flokëve dhe do t'ua përmirësojë kualitetin dhe pamjen e tyre. Përbërësit: 1 filxhan qumësht të kokosit, një lugë vaj ulliri, lëngu nga 1 limon (rreth 4 lugë) dhe tri lugë amidon. Përziejeni amidonin me lëngun e limonit, ashtu që ai të tretet i tëri. Në një enë përziejeni qumështin e kokosit dhe vajin e ullirit, shtojeni përzierjen e lëngut të limonit dhe amidonit, e më pas zieni në temperaturë të mesme derisa ta përfitoni një masë kremoze. Qiteni këtë masë në një kavanoz dhe lëreni që të ftohet. Para se t'i lani flokët, vendoseni përzierjen në flokë, e më pas flokët futni nën kapelë të dushit, mbi kapelë mbështilleni një peshqir dhe lëreni që të qëndrojë 1-2 orë. Pastaj lani flokët si rëndom, me shampon dhe regjenerues. Efektin do ta shihni menjëherë pas tharjes.  

(Kosova Sot Online)