Pesë këshilla për të krijuar iluzionin e flokëve më të gjatë

  • 06 November 2019 - 10:13
Pesë këshilla për të krijuar iluzionin e flokëve më të gjatë

Nëse jeni adhuruese e flokëve të gjatë, mirëpo për ndonjë arsye i keni prerë dhe tani i dëshironi ato valëzimet e gjata përsëri, këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë për të krijuar iluzionin e flokëve më të gjatë. Më e rëndësishmja është që nuk keni nevojë për zgjatje flokësh.

SHTRESIMI I FLOKËVE

Shtresimi i flokëve apo ndarja e tyre në sektorë të ndryshëm ju ndihmojnë që njerëzit e tjerë ta mos e kuptojnë gjatësinë reale të flokëve tuaj. Pra, si këshillë e parë shkon shtresimi i flokëve në atë mënyrë që të mos vërehet pjesa e fundit e flokëve.

DREJTONI FLOKËT!

Natyrisht, flokët e drejtë bëjnë që flokët të duken më të gjatë. Andaj, nëse dëshironi të krijoni iluzion e flokëve më të gjatë është shumë e rëndësishme t'i drejtoni ato, edhe nëse nuk jeni adhuruese e madhe e flokëve të drejtë.

SHTONI VOLUMIN!

Sado paradoksale që mund të tingëllojë, është e vetëtuar që flokët me më shumë volum duken shumë më të gjatë se flokët pa volum. Andaj, çka jeni duke pritur? Nëse dëshironi që flokët tuaj të duken më të gjatë, ndiqni rrugët e përshtatshme për t'ua shtuar volumin.

NDANI FLOKËT NË MES!

Ja një sekret: Ndarja e flokëve anash krijon iluzionin e flokëve më të trashë, ndërsa ndarja e flokëve në mes krijon iluzionin e flokëve më të gjatë. Fytyra dhe flokët duken më të ngushtë dhe si rrjedhojë më të gjatë. Përzgjidhni me kujdes produktet! Një tjetër gjë shumë e rëndësishme është që të kontrolloni produktet që ju përdorni. Shmangni sprejin dhe vajin, pasi që produktet e tilla ndikojnë në rëndimin e flokëve dhe si rrjedhojë bëjnë që flokët të duken më të shkurtër.

(Kosova Sot Online)