Ky është vaji ideal për flokët e tharë

  • 07 November 2019 - 17:29
Ky është vaji ideal për  flokët e tharë

Vaji i kokosit ka përdorime të shumëfishta në rutinën e bukurisë, megjithatë ndër përdorimet e tij më të shpeshta janë në rutinën e kujdesit ndaj flokëve, sidomos të flokëve të tharë. Më poshtë ua kemi sjellë disa nga mënyrat më të përshtatshme të përdorimit të vajit të kokosit për trajtimin e flokëve të tharë

TRAJTIMI I FLOKËVE NGA DREDHAT E PADËSHIRUARA

Nëse flokët tuaj kanë tendencë të çrregullohen dhe të dalin nga rendi, pa marrë parasysh se çfarë produktesh për qetësimin e tyre përdorni, vaji i kokosit është zgjidhja më e mirë për ju. Ja si mund të përfitoni: Shkrijeni një lugë gjelle vaj kokosi pastaj vendoseni në mes duarve (Masazhimi i duarve me të ju ndihmon që të mos aplikoni shumë produkt në flokë). Pastaj, aplikojeni vajin e kokosit në flokë, duke u përqendruar në pjesën e rrënjëve. Uleni dhe ngriheni kokën disa herë, në mënyrë që vaji i kokosit të shpërndahet më mirë nëpër flokë. Përfundimisht, aplikojeni shtresën e dytë të vajit të kokosit, për t'i qetësuar flokët.

FRESKIMI I FLOKËVE

Vaji i kokosit mund të përdoret edhe si freskues natyralë i flokëve dhe rekomandohet sidomos për femrat që kanë flokë kaçurrela. Thjesht, nxehini 60 mililitra ujë dhe përzieni me tri lugë çaji vaj kokosi. Pasi t'i keni përzier mirë, përzierjen e fituar derdheni në një shishe spreji. Gjatë ditës, aplikoni sprej në flokët tuaj për një rezultat të menjëhershëm.

MASKA PËR FLOKË

Me shumë gjasë, mënyra më e përdorshme dhe më e përshtatshme për përdorimin e vajit të kokosit për trajtimin e flokëve të tharë është si maskë e flokëve. Fatmirësisht, kjo është edhe receta më e lehtë, pasi që nuk kërkohen përbërës as pajisje shtesë. Thjesht, aplikojeni vajin e kokosit dhe pastaj krihni mirë ata, për t'u siguruar që keni larguar çdo pikë të vajit të aplikuar. 

(Kosova Sot Online)