Katër ushtrime për vithe të forta dhe seksi

  • 18 November 2019 - 09:46
Katër ushtrime për vithe të forta dhe seksi

Kur flasim për vithet, fjalën e kemi për muskuj të mëdhenj, shumë të fortë, të cilët i lëvizin këmbët dhe stabilizojnë eshtrat e legenit. Përpos që kanë rëndësi funksionale, muskujt e vitheve kanë rëndësi edhe estetike, për t'u dukur sa më bukur. Ja çfarë ushtrimesh duhet t'i bëni.

1. "COOK BRIDGE"

Shtrijuni në shpinë dhe ngriteni një gju nga gjoksi. Mos e lakoni shpinën dhe mos u mbani me ashtin pubik në dysheme derisa i bëni lëvizjet, por paramendoni sikur shpina dhe vithet janë të drejta, si dërrasë, duke i ngritur ato sa më lart. Do të befasoheni se sa i vështirë është ky ushtrim. Bëjeni këtë ushtrim nga 20 herë për të dyja anët.

TREKËMBËSHI

Ky variant i ushtrimit origjinal i teknikës "body" theksin e vë te muskujt e vitheve. Duart dhe këmbët janë të vendosura ashtu që, së bashku, e bëjnë një katror, e më pas njëra këmbë ngritët nga dyshemeja paksa. Kryqet mbesin paralele në raport me dyshemenë. Do t'ju duhet që t'i aktivizoni më fort muskujt e trupit të asaj ane në të cilën është ngritur këmba. Vithet i ngritni lartë, e më pas mundoheni që, me një tkurrje të fortë të gluteusit, ta shtyni legenin (pelvikun) sa më larg. Barkun e ngrehni brenda, e kurrizi, në ato momente tkurret. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë me secilën këmbë.

MBYLLJA NË VETVETE

Shputën e këmbës së shtrënguar vendoseni në dysheme, duke u munduar që ta ngritni kryqen e anës së njëjtë sa më lartë që të jetë e mundur. Supet mbesin të fiksuara me shtrojën, kurse gjuri nuk duhet të shëtisë djathtas - majtas. Vetëm kur ta ndieni një dhembje të lehtë në regjionin e vitheve, gjë që d.m.th se keni ushtruar mjaft.

USHTRIMET SAKROILIAKALE

Këto ushtrime janë të thjeshta, që bëhen në terapinë fizikale, për hapjen e nyjës sakroiliake, kur punohet në sipërfaqe të ngritur. Përsëri fillojmë nga katër këmbëshi, por më pas mbledhim këmbët. Një këmbë e ngritim nga dyshemeja, ashtu që nuk e lakojmë shpinën, por e shfrytëzojmë nyjën e kryqeve. Legeni lëvizë sikur të ishte duke vallëzuar. I tërë trupi rrotullohet paksa, por këmbët mbesin të bashkuara. Pasi që i keni nxehur gluteuset, tani jeni të aftë për ushtrime të tjera!

(Kosova Sot Online)