Si ti largoni rrathët e errët nga sytë

  • 21 nëntor 2019 - 17:11
Si ti largoni rrathët e errët nga sytë

Shkaktari: Rrathët e errët zakonisht janë kapilarë të dëmtuar ose enë gjaku që gjendën nën shtresën e sipërme të lëkurës. Lodhja i bën ata më të dukshëm, ashtu si edhe të ftohtit dhe ekspozimi në diell. Rregullojeni për tre minuta: Ju nevojiten disa korrektorë: Së pari trajtoni atë pjesë të lëkurës me korrektorë të bërë nga kajsitë, i cili ndryshon për secilën ngjyrë të lëkurës, në mënyrë që të shmangni vijëzat e kaltra që iu kanë shfaqur rreth syve.

Pastaj përzieni kremin me pudër dhe më pas vendoseni këtë përzierje nën sytë tuaj. "Pudra largon shenjat e errëta pa efekte anësore", thotë grimeri Daniel Martin. Rregullimi më afatgjatë: Sigurohuni për shkaktarin që po ndikon në shfaqjen e këtyre shenjave. Provoni kremrat që përmbajnë të paktën 2 për qind fenol ose provoni zbardhues të tjerë që i përshtatën llojit të lëkurës tuaj. Për t'u mbrojtur nga paraqitjet e mëvonshme të këtyre vijave të mërzitshme, përdorni krem për mbrojtje nga rrezatimet e diellit.

(Kosova Sot Online)