Dieta "ultra e lehtë"

  • 24 nëntor 2019 - 15:00
Dieta

Nutricisti i shkëlqyeshëm utricisti amerikan, Marc Himean, ka përgatitur dietën 'ultra të lehtë', e cila ju ndihmon t'i largoni helmet nga organizmi, t'i zbutni dhimbjet dhe proceset infektuese dhe për shtatë ditë të humbni katër deri shtatë kilogramë.

PIJA E SHIJSHME DHE E SHËNDETSHME

Gjatë ditës keni pesë shujta, tri kryesore dhe dy zamra. Në mëngjes dhe në mbrëmje detyrimisht keni "ultrashake", për drektë "ultrasupë", e në mbrëmje një "ultrabanjë". Për 'shake" ju nevojitet një banane, gjysmë gote manaferra, një lugë gjalpë nga kikirikët dhe dy lugë fara të lirit. Përzini mirë gjithçka në blender. Supën nga perimet thjesht mund ta përgatisni duke shtuar së paku shtatë lloje të perimeve me gjethe të gjelbër. Erëzojeni sipas shijes dhe e pini gjatë ditës. Çdo mbrëmje para gjumit kënaquni në ultrabanjë. Në ujë shtoni përzierjen e kripës, sodës së bikarbonë dhe vajin esencial të livandës. Kjo ju ndihmon të flini rehat dhe t'i hidhni helmet.

SHEMBULLI I MENYSË

Kafjalli: limonadë pa sheqer dhe "ultrashake". Zamra: një pjatë ultrasupë. Dreka: dy enë perime të ziera në avull, 100 g file pule, gjysmë gote oriz integral," "ultrashake". Zamra: ultrasupë. Darka: 170 g peshk të pjekur në vaj ulliri me lëng limoni, dy enë me perime dhe "ultrashake".


(Kosova Sot Online)