Këshilla për trashjen e flokëve

  • 25 November 2019 - 17:44
Këshilla për trashjen e flokëve

Shumë femra pretendojnë se kanë flokë të trashë, mirëpo stilistja Nunzio Saviano thotë se shumica e tyre janë gabim. "Ndonëse punoj si stiliste për një kohë të gjatë, mund të numëroj në gishta klientët që kanë pasur flokë të trashë". Sipas stilistes, shumica e femrave shikojnë majat e flokëve të tyre për të caktuar trashësinë e flokëve, mirëpo ajo thotë se flokët duhen shikuar në fillim te lëkura e kokës. Nëse dëshironi të keni flokë më të trashë, ndiqni këto këshilla:

1. KONTROLLONI USHQIMIN TUAJ!

Hollimi i flokëve mund të jetë rezultat i mungesës së vitaminave. Saviano propozon që të ushqeheni me ushqime, që janë të pasura me vitamina, në mënyrë që flokët tuaj të jenë më të trashë.

2. PËRDORNI PRODUKTE QË SHTOJNË VOLUMIN!

Një gjë tjetër e rëndësishme për të arritur flokë të trashë është nëse i bën të duken të tillë. Saviano propozon që ju të përdorni shampon dhe xhel, që u shtojnë volum flokëve tuaj, sepse ato i ushqejnë flokët tuaja më shumë sesa produktet e tjera.

3. GJENI STILIN E DUHUR!

Stili i flokëve mund të ndryshojë edhe pamjen e vetë flokut. Për të bërë që flokët të duken më të trashë, Saviano propozon që t'i preni flokët deri tek krahët dhe një pjesë e flokëve të jenë më e gjatë.

4. SA MË SHKURT, AQ MË MIRË!

Një tjetër mundësi për të bërë që flokët tuaj të duken më të trashë është t'i shkurtoni më shumë sesa që i keni pasur zakonisht. Duke i shkurtuar vetëm pak më shumë se zakonisht, ju mund të bëni që të duken shumë më të trashë dhe më të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)