Katër problemet më të shpeshta të bukurisë dhe trajtimi i tyre

  • 02 December 2019 - 10:39
Katër problemet më të shpeshta të bukurisë dhe trajtimi i tyre

Katër problemet e mëposhtme të bukurisë janë më të zakonshmet, ndërsa ne kemi renditur mënyrat më të përshtatshme për t'i shmangur këto probleme.

QIMET NË MES VETULLAVE

Kjo është njëra ndër problemet më të zakonshme të bukurisë, ndërsa për mënjanimin e këtij problemi është e rëndësishme të tregoheni shumë e kujdesshme. Largoni vetëm qimet e tepërta, që dalin në mes të dy vetullave, pasi që, nëse e teproni me largimin e qimeve, vetullat tuaja mund të përfundojnë të larguara tepër nga njëra-tjetra.

SHENJAT E ZEZA

Për fshehjen e shenjave të zeza, të cilat urrehen nga të gjitha femrat, është shumë e rëndësishme të perfeksionohet përdorimi i fshehësit. Pra, para se të filloni me aplikimin e grimit të syve apo edhe të bojëkuqit, është e rëndësishme që lëkurën ta trajtoni me fshehës.

ZBOKTHI

Zbokthi në flokë shkaktohet si pasojë e tharjes së shpejtë të qelizave të lëkurës së kokës, ndërsa, mënyra më e përshtatshme për trajtimin e këtij problemi është përdorimi i uthullës së mollës. Uthulla e mollës ju ndihmon në largimin e qelizave të tepërta nga lëkura e kokës suaj, qeliza që më pas shndërrohen në zbokth. Q

IMET E BRENDSHME

Qimet e brendshme shkaktohen si rezultat i rritjes së qimeve në drejtimin e gabuar, ndërsa largimi i këtyre qimeve shumicën e rasteve shkakton irritim të lëkurës. Mënyra më e përshtatshme për ta trajtuar lëkurën është përdorimi i aspirinës së tretur në ujë. Pasi që ta keni tretur një tabletë aspirinë në ujë, hidheni vazhdimisht mbi pjesën e irrituar të lëkurës dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta.

(Kosova Sot Online)