Ushtrime për të pasme perfekte

  • 04 December 2019 - 17:18
Ushtrime për të pasme perfekte

Nëse jeni duke menduar që të pasmet tuaja kanë nevojë për disa ndryshime, rutina e fituesit mund t'ju ndihmojë shumë në këtë aspekt. Të pasmet e brazilianeve, që i keni parë në TV, nuk janë gjë e paarritshme, ndonëse një gjë e tillë varet edhe në tipin e trupit dhe në gjenet tuaja. Fotografitë e mëposhtme do t'ju tregojnë disa lëvizje që do t'ju ndihmojnë për të arritur formë më të mirë të të pasmeve. 

FOKUSOHUNI NË MUSKUJT E KOFSHËVE!

Forma e të pasmeve definohet nga muskujt e kofshëve, që janë të ndarë në muskuj të vegjël, të mesëm dhe muskuj të mëdhenj. Vrapimi dhe ecja ndihmojnë këta muskuj që të marrin formë më të rrumbullakët, gjë kjo që rrjedhimisht formëson të pasmet.

ZGJATJET PRAPA

Kur provoni zgjatjet nga prapa, muskujt e kofshëve punojnë më shumë, duke ushtruar kështu trupin tuaj. Mënyra: Përsëriteni veprimin sikurse me zgjatjen përpara, vetëm se këmba e poshtme është ajo që zgjatet në këtë ushtrim.

ZGJATJET ANASH

Zgjatjet anash fokusohen në muskujt e ijëve, të pasmeve dhe formësojnë kofshët e brendshme. Mënyra: Qëndroni drejt në këmbë dhe hapni këmbët dhe filloni të zgjateni në njërën anë, duke përqendruar peshën në gju. Krahët duhet të qëndrojnë prapa gjunjëve, ndërsa duart vendosen në atë pozitë, që ju ndihmojnë për të mbajtur balancën.

USHTRIMET ME TOP: NGRITJA E KËMBËS

Ngritja e këmbës, pasi që keni arritur balancën mbi një top të gjimnastikës, ndihmon në forcimin e krahëve dhe të pasmeve. Pasi që të keni mësuar mirë ushtrimin, provoni të ngrini të dy këmbët përnjëherë për rezultate më të mira. Mënyra: Shtrihuni në pozicion të drejtë mbi topin e gjimnastikës dhe forconi muskujt e të pasmeve, derisa ngrini këmbën. Ngrini këmbën vetëm për pak centimetra nëse jeni fillestare.

USHTRIMET ME TOP: NGRITJA E TË PASMEVE

Kjo lëvizje e vogël është e fokusuar në muskulin e madh të kofshëve. Bëni kujdes të mos përdorni muskujt e këmbëve gjatë këtij ushtrimi, pasi që të pasmet duhet ta bëjnë punën kryesore. Mënyra: Bashkoni këmbët dhe formoni një kënd prej 90 shkallëve, pastaj provoni që të ngrini të pasmet nga topi i gjimnastikës për vetëm disa centimetra.

PUNA NË DYSHEME: URA

Ky ushtrim është i përkryer për të pasmet tuaja. Mënyra: Shtrihuni në dysheme, bashkoni këmbët në gjunjë dhe filloni të ngrini shpinën ngadalë. Pasi që të jetë formuar një vijë e drejtë prej krahëve deri te gjunjët, qëndroni për disa sekonda në atë pozitë, pastaj kthehuni ngadalë në pozitën fillestare.

PUNA NË DYSHEME: NGRITJA E KËMBËS ANASH

Kjo lëvizje fokusohet në dy muskujt më të vegjël të kofshëve. Mënyra: Pasi që të jeni shtritë në njërin krah, ngrini këmbën e sipërme, duke e mbajtur drejt. Të dy gjunjët duhet të jenë të kthyer përpara. 


(Kosova Sot Online)