Katër përfitime që mund t'i keni nga trajtimi i fytyrës me akull

  • 13 December 2019 - 09:48
Katër përfitime që mund t'i keni nga trajtimi i fytyrës me akull

Ndonëse mund të tingëllojë shumë e çuditshme, aq sa edhe e frikshme, trajtimi i lëkurës së fytyrës me akull dhe ujë të ftohtë është një trajtim shumë fitimprurës për lëkurën tuaj E tëra që ju duhet të bëni është ta mbushni një legen me ujë të ftohtë dhe me copëza të akullit, pastaj zhyteni fytyrën tuaj në këtë ujë tri herë, duke e lënë në kontakt me ujin për 10-30 sekonda Përfitimet më të mëdha nga ky trajtim .

1. LEHTËSIMI I SKUQJEVE

Pa marrë parasysh se a ju është dëmtuar lëkura nga dielli, apo ju është skuqur si pasojë e ndonjë infeksioni, uji i ftohtë e kryen punën e vet.

2. NGUSHTIMI I POREVE

Të gjitha femrat që kanë probleme me poret e zgjeruara duhet t'ia japin mundësisë trajtimin me akull, pasi që uji i ftohtë dhe akulli ndikon në ngushtimin e këtyre poreve.

3. AKULLI LUFTON RRUDHAT

Edhe nëse nuk jeni duke u ballafaquar me rrudhat në fytyrë, është e rëndësishme që të siguroheni se do ta parandaloni shfaqjen e parakohshme të rrudhave. Për ta bërë një gjë të tillë nuk keni nevojë të shpenzoni shuma të mëdha parash në kremrat e shtrenjtë, pasi që trikun e njëjtë e bën edhe trajtimi i lëkurës me ujë e akull.

4. KRIJONI PËRSHTYPJEN QË KENI FJETUR MJAFTUESHËM

Pas një nate të gjatë jashtë, e tëra që ju duhet është një gjumë i gjatë dhe i rehatshëm, mirëpo kur nuk keni mundësi të flini mjaftueshëm, duhet ta gjeni një mënyrë të përshtatshme për ta krijuar përshtypjen që keni fjetur mjaftueshëm. Këtë gjë më së lehti mund ta bëni nëpërmjet trajtimit të lëkurës me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)