Tushi sipas ngjyrës së syve: Cila nuancë më së miri ju përshtatet?

  • 20 December 2019 - 14:13
Tushi sipas ngjyrës së syve: Cila nuancë më së miri ju përshtatet?

Tushi për sy është elegant dhe trend shumë i thjeshtë, që po na kthehet përsëri në modë dhe sa hap e mbyll sytë mund t'i theksoni sytë. Kuptoni cila ngjyrë e tushit më së miri i përshtatet ngjyrës të syve tuaj megjithëse tushi i zi për shumicën është zgjedhja e parë, por nëse i kombinoni ngjyrën e syve dhe të tushit, atëherë do t'i theksoni ata për mrekulli. Ju sjellim 4 nuancat më elegante të tushit dhe si t'i aplikoni.

SYTË E KALTËR

Sytë e kaltër vetvetiu janë të theksuar kështu që ngjyra e zezë e tushit nuk ju nevojitet. Nëse dëshironi ta arrini maksimumin luani me nuancat e gjelbra dhe ato të kaltra të tushit për sy. Ato e theksojnë më shumë ngjyrën natyrale dhe dukjen tuaj e vendosin në plan të parë.

SYTË E GJELBËR

Kjo ngjyrë e syve është shumë romantike, prandaj edhe kërkon kujdes shtesë. Tushin e zi mund ta kombinoni për dalje natën, dhe atë me hije të gjelbër ose të zezë, e për variantin ditor zgjidhni diçka më të lehtë. Ngjyra e bronztë, e ndritshme ezmere, më së miri do t'i përshtatet ngjyrës suaj natyrale të syve.

SYTË EZMERË TË NDRITSHËM

Sytë ngjyrë gështenje janë shumë të ngrohtë dhe neutral, prandaj edhe mund t'i theksoni në shumë mënyra. Krahas ngjyrës suaj natyrale të syve, ju përshtatet tushi i errët ezmer, por nuk mund të gaboni as me ngjyrën e zezë klasike. Varianti më i butë ditor është ngjyra e bronztë dhe ajo e arit të vjetër, që theksojnë dukjen.

SYTË EZMERË TË MBYLLUR

Sy mistik dhe joshës, që theksohen nga nuancat e errëta ezmerë, më së miri kombinohen me tushin e zi. Por kjo nuk do të thotë se kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. Nëse dëshironi t'i theksoni maksimalisht, përcaktohuni për tushin me ngjyrë të kaltër.

(Kosova Sot Online)