Njolla që ju bën më shumë përshtypje zbulon atë që ju frikëson në jetë

  • 07 January 2020 - 08:40
Njolla që ju bën më shumë përshtypje zbulon atë që ju frikëson në jetë

Frika me të cilën nuk doni të përballeni është e mbyllur në nën ndërgjegjien tuaj. Nuk keni pse të shqetësoheni nga ajo që do të mësoni nga ky test psikologjik pasi është vetëm një lojë.

Pra, nëse doni të zbuloni se çfarë fshihni në fund të zemrës suaj, zgjidhni në mënyrë instiktive një njollë dhe lexoni se cfarë frike fshihet pas saj.

Njolla 1

Kjo zbulon se frika juaj më e madhe ka të bëjë me familjen. Nëse nuk e keni akoma, keni frikë se ndoshta nuk do arrini të krijoni vetë një familje ose keni frikë se mos i humbni dashuritë që keni. Ndoshta ju keni humbur njerëz të rëndësishëm në jetë, prandaj ekziston një frikë e tillë.

Njolla 2

Ju keni frikë nga dashuria. Ndoshta ju jeni të lënduar në të kaluarën dhe tani keni frikë të lini veten që të drejtohet nga ndjenja. Ju keni frikë të humbni kontrollin mbi veten tuaj. Mundohuni të kuptoni se kjo nuk bën asgjë tjetër vecse ju privon nga përvojat e bukura.

Njolla 3

Ju keni frikën e të pasurit armiq. Keni frikë se dikush tjetër pranë jush do t’ju privojë nga lumturia dhe do t’ju sulmojë në çfarëdo lloj mënyre. Ndoshta ju keni pasur vështirësi në të kaluarën dhe keni këto mendime. Por duhet të fiksoheni se keni fuqinë për të mbrojtur veten tuaj dhe të mbështeteni në forcën tuaj.

Njolla 4

Keni frikë nga natyra. Mund të duket e çuditshme por gjithçka që është jashtë kontrollit tuaj ju shkakton ankth dhe frikë, siç janë tërmetet, përmbytjet dhe çdo dukuri e motit që ju shqetëson. Mundohuni të kuptoni se rreziku është pjesë e jetës dhe se duhet të pranoni rreziqe duke shijuar bukurinë e çdo ditë.

Njolla 5

Keni frikë nga lufta dhe sherri. Ndoshta juve ju ka goditur ndonjë histori ose ndonjë imazh ose ndoshta keni njohur dikë që e ka jetuar këtë përvojë. Në përgjithësi, nuk ju pëlqen asnjë lloj zënke ose konfrontimi fizik dhe largoheni sapo ndjeni që ka agresivitet. Vazhdoni të përpiqeni të bëni paqe, por pa vuajtur.

Njolla 6

Frika juaj më e madhe është e panjohura . Sidomos me njerëzit, ajo që keni frikë është kur nuk e dini se me kë jeni afër. Kjo ndodh se mund të zbuloni gjëra që nuk ju pëlqejnë ose të kuptoni se jeni tradhtuar.

(Kosova Sot Online)