Qesen e çajit e futni në ujë dhe e vendosni në buzë: Magjia që po pushton botën

  • 12 janar 2020 - 08:03
Qesen e çajit e futni në ujë dhe e vendosni në buzë: Magjia që po pushton botën

Këtyre ditëve, në internet po qarkullon një recetë e thjeshtë që po mahnit të gjithë ata që e provojnë. Stina e dimrit është koha ideale ta provoni këtë mënyrë të shpejtë dhe efikase, e ju nevojitet vetëm një qese e çajit. Me këtë metodë nuk do të keni nevojë për balsam dhe prodhime për buzë

Tretmani për buzët e pëlcitura

Një qese të çajit të gjelbër e zhytni në ujë, më pas shtrydhni ujin tepricë prej tij dhe e mbani në buzë për 5 minuta. Nëse këtë tretman e përsërisni për çdo ditë, përfundimisht se do ta rritni hidratimin e buzëve. Me aplikimin e qeskave të çajit të gjelbër në buzë do të vëreni përmirësime të buzëve tuaja, e nëse keni plagë apo buzë të pëlcitura, kjo nuk do të ndodhë më, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fshehtësia e çajit të gjelbër

Çaji i gjelbër është një nga bimët më popullore të së sotmes. Është objekt i shumë studimeve shkencore, e shumë prej tyre e kanë vërtetuar efektin dhe ndihmën e saj të madhe edhe te sëmundjet më të rënda, e nuk është aspak çudi pse ndikon edhe në përdorimin e jashtëm. Është shumë popullor në kozmetikë dhe shumë persona betohen në efektin e saj. Çaji i gjelbër ka efekt shërues, prandaj edhe ndikon në lëkurë dhe buzë. Besohet se ndikon në rezistencën kundër rrezeve ultravjollcë. Ndikon edhe në qetësimin dhe ftohjen e lëkurës së ndjeshme, duke e mbrojtur nga irritomi i mëtejmë. Pos kësaj, përmbajtja e kafeinës në çajin e gjelbër stimulon qarkullimin e gjakut dhe nxit detoksimin. Katehina nga çaji i gjelbër ndikon kundër baktereve, duke pakësuar aknet dhe duke rregulluar hormonet e paekuilibruara. Posedon efekte kundër inflamacioneve, pakëson skuqjet dhe infeksionet si dhe nxit shërimin e shpejtë. Në vijim ju paraqesim recetat për maskë për lëkurë:

1. Maska kundër plakjes së lëkurës

Përzieni 3 lugë me jogurt me yndyrë me një lugë çaj të gjelbër të bluar. E lini në fytyrë për 20 minuta dhe pastaj e shpëlani. Më pas vendosni krem hidratues.

2. Maska kundër akneve

Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë çaj të gjelbër të bluar. E lini në fytyrë për 30 minuta e më pas e shpëlani.

(Kosova Sot Online)