Gjejeni "eyeliner"-in që i përshtatet ngjyrës së syve tuaj

  • 07 February 2020 - 16:14
Gjejeni

Mendimi se ekziston vetëm një "eyeliner" i përkryer për stilin tuaj është i gabuar. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të keni kujdes në përzgjedhjen e "eyeliner"-ëve. Artistët e grimit ua kanë lehtësuar këtë proces, duke përzgjedhur "eyeliner"-ët më të përshtatshëm varësisht prej ngjyrës së syve tuaj.

FEMRAT ME SY TË KALTËR

Nuancat që krijojnë kontrast ndikojnë në theksimin e ngjyrës së syve, andaj përdorimi i "eyeliner"-it ngjyrë ari bën që sytë e kaltër të duken edhe më të kaltër! Është e rëndësishme që të trajtohen vetëm skajet e brendshme të syve, ndërsa pjesa e jashtme të trajtohet me një intensitet më të ulët.

FEMRAT ME SY TË GJELBËR

Ngjyra e kuqe i përshtatet ngjyrës së gjelbër, andaj është e rëndësishme të përzgjidhen "eyeliner"-ët me nuanca të ngjyrës së kuqe. Artistët e grimit preferojnë që femrat me sy të gjelbër të përdorin "eyeliner" me ngjyrë të kuqërremtë apo të edhe ngjyrë kafe, pasi që nuancat e ngjyrës rozë mund të bëjnë të dukeni të lodhura.

FEMRAT ME SY NGJYRË KAFE

Artistët e grimit thonë që asnjë ngjyrë nuk mund të jetë e gabuar, kur e kombinoni me ngjyrën e kafenjtë, megjithatë, ngjyrat e "eyeliner"-it, që më së shumti i përshtaten femrave me sy të kaftë janë ngjyrat e çelëta në përgjithësi dhe ngjyra e kaltër e çeltë në veçant.

FEMRAT ME SY NGJYRË GËSHTENJE

Ngjyra e artë thekson nuancat e gjelbra në sytë ngjyrë gështenje, ndërsa "eyeliner"-i me ngjyrë kafe përben një tjetër mënyrë për theksimin e syve ngjyrë gështenje. Është e rëndësishme që femrat me sy të tillë të mos i ngarkojnë shumë sytë e tyre me grim.

(Kosova Sot Online)